• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Nga tradhtia e deri te vdekja e ish-burrit politikan, jeta e Monika Lubonjës para hyrjes në “BBVIP”

13:13 : 22/01/2022
në SHOW BIZ
Foto: Instagram

Foto: Instagram

Monika Lubonja, aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira.

Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën. Banorët zgjodhën një listë emrash në kategorinë e surprizës, pa e ditur se një prej tyre do të shkonte në nominim. Kështu banorit inteligjent, Einxhelit, i është dashur të zgjedhë mes Arjolës, Monikës dhe Beniadës se kë do të çojë në nominim dhe ajo ka zgjedhur Monikën, duke e vënë në nominim për javën e ardhshme.

Monika me profesion aktore e teatrit, në film ka interpretuar disa role duke filluar nga viti 1992 dhe role jo pak të guximshëm për kohën siç ishte ai tek “Përdhunuesit”. Nëna e një vajzë të vetme nga martesa që përfundoi me divorc, Monika, duke e konsideruar veten një “rebele e pandreqshme”, vendosi të bëhet pjesë e “Big Brother VIP” pa bekimin e nënës dhe vajzës së saj, Teas.

Brenda shtëpisë ajo foli për herë të parë për jetën private me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.

Lexo edhe:

“Të jetë miliarder”, Monika Lubonja zbulon 3 kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm

Monika Lubonja në një lidhje dashurie? FOTO që ngre dyshimet

“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”,  rrëfeu Lubonja.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, këngëtarja nisi të tregonte edhe disa detaje për jetën private. Aktorja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e izoluar, ajo krijoi një histori imagjinare me pilotin që çon mesazhe me parashutë për banorët, duke fantazuar për të. Produksioni ia solli surprizë “pilotin e zemrës” Arbër Xhaja, por që takimi nuk rezultoi aq emocionues edhe për faktin se piloti është i martuar dhe ka një familje. Gjithsesi nga e gjithë kjo fantazi, përfitoi një këngë nga Elgit Doda, me titull “Piloti i zemrës sime”.

JETA GJITHË DRAMA E MONIKA LUBONJËS/ NGA VARËSITË, TRADHTITË NË MARTESË E DERI TE VDEKJA E PAPRITUR E ISH-BURRIT POLITIKAN

Por le të ndalojmë tek e shkuara e jetës së Monika Lubonjës. Para pak javësh, në “Tik-tok” u shpërnda një video ku komentuesit thonin se, “Monika pranon që përdor drogë kur ka ankth dhe stres”.

“Po të kem emocione të forta, po të kem ankth (se mua ankthi më vjen nga stomaku deri në fyt e s’më lë të flas, e dua se s’bën”- i tha ajo Semit gjatë një bisede. Ndërkohë, sa i përket jetës intime, ashtu siç e tha dhe brenda BBVIP pas hyrjes të së bijës në shtëpi, Monika ishte divorcuar nga bashkëshorti duke i dhënë fund martesës, ku dhe kishte përjetuar tradhti nga ana e tij.

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Monikës quhej Genci Pasko, dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera mbajti edhe postin si Zv/ Ministër i Turizmit, para disa vitesh.

Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij të panumërta si: muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet. Pikërisht për të gjitha këto detaje nga jeta e saj, Monika është shprehur herë pas here se ai ka qenë dashuria e saj më e madhe, dhe që e ka falur edhe pse ai e kishte tradhtuar.

Me hyrjen e saj në BBVIP, edhe pse kishte vetëm pak muaj nga ndarja e tij nga jeta, Monika nuk hezitoi të rrëfente në ekran për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”. Kurse katër vite më parë, e ftuar në emisionin “Thumb”, ajo tregoi detaje nga jeta personale. Aktorja tregoi se beson shumë te dashuria, por ka kaluar shumë kohë që nga koha kur ajo i ka thënë dikujt që e dashuron, duke iu referuar ish-bashkëshortit.

“Kanë kaluar vite që kur i kam thënë një mashkulli të dua. Sepse edhe ky 4-vjeçari më bëri që çdo gjë t’ia kaloja punës. Kam nevojë për dikë që të më dëgjojë, jo thjesht të quhemi “burrë dhe grua”. Jam shumë e gatshme t’i them dikujt të dua. Një dashuri shumë të madhe e kam kaluar, e doja, më donte shumë dhe e kam kaluar shumë bukur. Dashuria më çmend, më bën më të bukur, më tolerante. Nuk jam kurrë xheloze“, u shpreh ajo.

Ndërkohë paralelisht me “Big Brother VIP”, Monikën po e shohim si aktore në serialin e Ermal Mamaqit me titull “H.O.T”. Para se të hynte në BB, Lubonja postoi disa foto me aktorin më të pëlqyer të viteve ’80-të, sot rektor i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushin.

“Rikthehem pas një kohe të gjatë, në sheshxhirim me një nga aktorët më të dashur të adoleshencës sime, por jo vetëm… Aktori i roleve romantike, i kinematografisë shqiptare, ku me rolet e tij kaq të dashura bëri për vete të gjithë publikun. Sot çakun e parë, ‘Ka Motor’… dhe kështu me Kastriot Çaushin filloi starti jonë. Në serialin H.O.T.”. Na ndiqni se do t’ju surprizojmë!” Ermal Mamaqi, pas suksesit të dy filmave të tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”, solli këtë serial të ri që po transmetohet në “Klan”, ku luan edhe Monika Lubonja.

Monika Lubonja, dikur brune, tashmë identifikohet vetëm si bionde. Ajo lindi më 13 prill 1968 në Tiranë dhe si aktore e Teatrit Kombëtar, në film ka interpretuar disa role, duke filluar nga viti 1992, mes të cilëve ka bërë përshtypje me rolin te “Përdhunuesit”.

Ndër filmat e tjerë ku Monika ka luajtur përmendim: “Në kërkim të kujt”, serial i vitit 2011, “Tingulli i heshtjes” serial i vitit 2010, “Tirana viti 0 (2001), “Dasma e Sakos” (1998), “Plumbi prej plasteline” (1995), “Pas fasadës” (1992) etj. Sa i përket lojës në “Big Brother”, Monika i ka përdorur të gjithë gurët, duke arritur të bëhet protagoniste, edhe pse i takon një brezi tjetër duke qenë se është më e madhja e shtëpisë në moshë.

/Panoramaplus.al

Etiketa: monika lubonja

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Të jetë miliarder”, Monika Lubonja zbulon 3 kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm

08:48 : 20/09/2023
SHOW BIZ

Monika Lubonja në një lidhje dashurie? FOTO që ngre dyshimet

09:21 : 12/06/2023
SHOW BIZ

Monika Lubonja: Luizi e meriton famën, edhe unë do të isha lidhur brenda BBV

08:33 : 24/05/2023
SHOW BIZ

Raporti me vajzën dhe thashethemet se është fejuar, rrëfehet Monika Lubonja

12:03 : 01/05/2023
SHOW BIZ

Befason Monika Lubonja: Big Brother më ka lënë me pasoja

17:51 : 25/03/2023
SHOW BIZ

Monika Lubonja “thumbon” Bora Zemanin: 4 muaj nuk the një mendim tëndin

09:46 : 18/12/2022
Para

Doni të udhëtoni drejt Kosovës? Ja çfarë duhet të dini

TË GJITHA

Fshati SOS nuk i jep 18-vjeçares jetime ndihmën financiare: Nuk i do për vete, por për nënën e sëmurë

21:07 : 20/05/2025

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

21:02 : 20/05/2025

EMRI/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, në pranga edhe një shqiptar

20:59 : 20/05/2025

Zëvendëson Tefik Osmanin, Vllaznia zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

20:59 : 20/05/2025

Interi gjen akordin, braziliani do t’i bashkohet për Botërorin e Klubeve

20:46 : 20/05/2025

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

20:38 : 20/05/2025

FOTO/ Zgjerohet dyfish “pika e voçkël” e Kumbaros në plazhin e Manastirit për resortin e “AlbStar”

20:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com