• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Birra, Red Bull, bërxolla e fileto derri, peshk / SHISH, 70 mijë euro ushqime për agjentët sekretë

16:51 : 20/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shërbimi Informativ Kombëtar është një nga institucionet diskrete, agjentët e të cilit mundohen të zbulojnë grupe kundër terrorizmit, agjentë të huaj apo grupe kriminale që cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ndër vite, institucioni është anatemuar për disa veprime, teksa kohët e fundit ka rënë “në qetësi”. Dhe, pikërisht kjo qetësi është përkthyer në të mira materiale, punë pa impenjime.

BoldNews.al ka siguruar disa dokumente të një tenderi që po zhvillon Shërbimit Informativ, i cili ka akorduar rreth 70 mijë euro për të blerë ushqime për agjentët sekretë. Sipas vëzhgimit të redaksisë, rezulton se me këto para’ do të blihen birra, peshk, bërxolla dhe fileto dërri, si dhe ushqime të tjera.

Faksimile: Tenderi i hapur nga SHISH, në Agjencinë e Prokurimit Publik për blerje ushqimesh

Në një kohë kur vendi u trazua për shkak të ngjarjeve të 8 janarit, Shërbimi Informativ Kombëtar ka bërë një tender me objekt kontrate “blerje artikuj ushqimorë”. Fondi për këtë tender është 6.833.333 lekë pa TVSH, ndërkohë me TVSH shuma shkon në rreth 70 mijë euro.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që ushqimet do të dorëzohen në SHIK deri në datën 31 dhjetor 2022. BoldNews.al hulumtoi dokumentet shoqëruese, ku rezulton se ushqimet që kërkohen nuk janë ushqime menze, por janë ushqime “restoranti”. Madje, SHIK kërkon që të blejë edhe birra për agjentët.

Faksimile: SHIK kërkon që të blejë disa produkte ushqimore

Në dokumentet shoqëruese, Shërbimi kërkon të blejë makarona spageti prodhim standard i firmave të njohura si dhe oriz i pastër nga lëndë të huaja, pa kokrra të thyera, me kokërr të plotë. Gjithashtu fasule të thata, kokrra të plota, të shëndosha. Më tej kërkon reçel prodhim i linjave që sigurojnë pastërtinë e sterilizimin, qumësht i pasterizuar dhe i homogjenizuar. Kërkoj vaj ulliri të virgjër si dhe prodhime bulmeti. Gjalpi të jetë prodhim i freskët pa përzierje të tjera, me pamje të njëjtë, djathin e kërkojnë të bardhë, gjysmë të fortë, të cilësisë së parë.

Faksimile: Mish i freskët, bërxolla…

Në dokumente, SHIK kërkon që mishi të jetë i freskët, cilësia e parë, ndërsa tregtimi i mishit të freskët bëhet jo më parë se 6 orë nga koha e therjes.

“Produkte të tjera mishi kërkohet fileto derri e prodhuar nga pjesët e buta të trupit të mishit të derrit, e paketuar në formën e rolesë, e ambalazhuar, prodhim vendi ose importi.

Bërxollë derri, e prodhuar nga kurrizi i derrit të ndarë në palcë, pa dhjamë, e paketuar, prodhim vendi ose importi. Fileto pule, prodhim sipas prerjes anatomike, ngjyrë e bardhë në të verdhë, pa pika gjaku” thuhet në dokumentet.

Faksimile: Peshku kërkohet i freskët, me sy të shndritshëm

SHIK kërkon edhe peshk, që të jetë i freskët në madhësi dhe formë të njëjtë. Kërkohet me pamje të jashtme që sipërfaqja e trupit është e rregullt, pa rrudha, pa dëmtime e shenja sëmundje. Lejohen në sipërfaqe dëmtime të vogla mekanike sipërfaqësore të shkaktuara nga mjetet e peshkimit. Goja të jetë e mbyllur ose lehtësisht e hapur, ndërsa sytë të qartë dhe të ndritshëm. Kapakët e velzave të jenë jo plotësisht të ngjitur me velzat.

Faksimile: SHIK kërkon edhe artikuj bari, birra, lëngje…

Por, “qershia mbi tortë” janë artikujt e barit. SHIK kërkon për agjentë lëngje frutash 125 ml, me ambalazhim shishe qelqi me ambalazhim kartoni. Gjithashtu pije freskuese me kanaçe, Red Bull, 250 ml kanaçe, pije energjike kanaçe. Gjithashtu edhe dhallë dhe ujë. Por, krahas këtyre pijeve, SHIK kërkon edhe birra. Ndoshta, blerja e këtyre birrave mund të ndihmojë agjentët që të jenë me vigjilentë. Ose, SHIK mund të bëjë ndonjë eksperiment se kush është më produktiv, ata që pinë alkol apo ata që pinë lëngje frutash.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para
Getty Images

FIFA prezanton rregulloren e re, përcaktohen kushtet e transfertave

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com