• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“5 Maji”, lavdia e nëpërkëmbur e deputetëve të Bashës

19:51 : 19/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Më 8 janar 2022, Policia ndërhyri dhunshëm ndaj një proteste të opozitës duke mos kursyer gazin lotsjellës apo ujin me presion, ndërsa të dhunuar mbetën gra, të moshuar e fëmijë. Policia u justifikua për ndërhyrjen në territorin e selisë së PD me kërkesën e një grupi personash që ndodheshin në seli dhe që i rrezikohej jeta.

Në këtë ngjarje policia zgjodhi të mbrojë grupin e deputetëve që ishin brenda selisë, duke sulmuar një tjetër grup deputetësh dhe mbështetësit e tyre që ishin jashtë selisë, edhe pse i përkisnin të njëjtës familjeje politike.

Sot, 11 ditë pas kësaj ndërhyrjeje të dhunshme të Policisë, u pa një tjetër skenë. Ndoshta të njëjtët policë shkuan në zonën e “5 Majit” dhe dhunuan qytetarë, shtëpitë e të cilëve po sulmoheshin nga individë që nuk kishin lidhje fare me banesat e tyre.

Policia në këtë rast u bë palë jo me të zotët e shtëpisë, por me ata që sulmonin nga jashtë, pra me policët bashkiakë të Erion Veliajt dhe fadromat që rrafshuan si pa të keq dhe kthyen në gërmadha djersën e atyre fatkeqëve që deri mëngjesin e sotëm besonin te shteti ligjor, te zemërgjerësia e Edi Ramës, dhimbshuria e Erion Veliajt, apo vijat e kuqe të Lulzim Bashës.

Lexo edhe:

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

Situata e 8 janarit dhe kjo e sotmja pothuajse janë të njëjta, të paktën në konceptin e disave që 11 ditë më parë ato demokratët që kërkonin të hynin në seli i trajtonin si pushtues të kalasë së Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.
Nëse në 8 janar policia sulmoi ata që po i merrnin kalanë Lulit, sot zgjodhi të jetë palë me pushtuesin Erion Veliaj, kundër banorëve që ndodheshin në hallin e tyre në banesat që nuk i bënë dje, as para 1 viti, as fshehtas, por të paktën 20 apo 25 vite më parë, ditën për diell, në sytë edhe të qeverive qofshin të majta apo të djathta.

Banorët pohuan se praninë e policisë te 5 Maji e kishin kërkuar ata vetë për ti mbrojtur nga Veliaj. Ndoshta kanë besuar se Gledis Nano si Drejtor i Përgjithshëm, ka ndjeshmëri të lartë për të mbrojtur ato që janë brenda ndërtesave.

Të paktën kështu ndodhi me 8 janar, kur pas një sms apo kërkese, e cila u vu në zbatim në më pak se 1 minut, policia u vërsul me yxhym për të mbrojtur banorët e selisë së PD.

Por sot, Gledisit dhe policëve të tij nuk ua ndjeu hiç për banorët e shtëpive te “5 Maji”, i morën zvarrë, i shoqëruan në komisarite me një procedurë të padëgjuar më parë “intervistimi”, ndërsa shtëpitë ua rrafshoi qetësisht Lali Eri.

Mes banorëve të 5 Majit u shfaqën edhe disa deputetë që në 8 janar i kishin kërkuar ndihmë Policisë së Edi Ramës, për ti shpëtuar nga “pushtuesit” e udhëhequr nga Sali Berisha, ndërsa sot e njëjta polici ndodhej jo për të mbrojtur banorët nga dhuna e Erion Veliajt, por si aleate e tij. Në 8 janar dëgjuam shumë mesazhe ngazëllyese dhe falenderuese për policinë, e cila i kishte shpëtuar jetën nga sulmi i Berishës.

Nuk e di se çfarë mund të ndodhte nëse në ato 3 apo 5 shtëpi që u shembën do të hynin brenda këta deputetët e Bashës dhe prej andej të kërkonin ndihmë se po i rrezikohej jeta jo nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, por nga Lali Eri me fadromat dhe Policinë Bashkiake.

Gjithsesi këta deputetë sot humbën shansin për të provuar se sa mund t’i shkojë në ndihmë Gledis Nano kur përballë tyre nuk ndodhet Sali Berisha, por Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025
AKTUALITET

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025
BOTA

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025
Para

Ja nga vjen frika nga merimangat

TË GJITHA

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com