• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Ja çfarë ndodhi këtë të diel mes Berishës dhe Bashës

20:20 : 16/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lulzim Basha dhe ish Kryeministri Sali Berisha u përballën përsëri sot në distancë pas ngjarjes së dhunshme të 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Ndërsa ish Kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga partia që ai themeloi 30 vite më parë, deklaroi nga mitingu në qytetin e Shkodrës nisjen e takimeve me qytetarët dhe vazhdimin e revolucionit paqësor, të nisur me foltoret e organizuara prej tij pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Fieri për një aleancë qytetare me demokratët duke parë nga e ardhmja.

“Nga Fieri oshëtin sot mesazhi i demokratëve: “Zgjedhim të ardhmen”. Zgjedhim të ardhmen jo thjeshtë dhe vetëm për veten tonë, për partinë tonë, për familjen tonë politike, që i dha shpresë Shqipërisë në ditët e errëta të diktaturës, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familjet tona, për Fierin, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që janë”.

Ndërsa ish Kryeministri Berisha u premtoi mbështetësve të tij vazhdimin e asaj, që ai vazhdon t’a quaj revolucion paqësor për rikthimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ky është një revolucion paqësor, por ky është një revolucion i pandalshëm. Demokratët me datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër, por atë që do bënte çdo polici e një vendi të lirë. Të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që kishin pushtuar shtëpinë. Cili është ai qytetar, që shikon shtëpinë e tij të mbushur me banditë dhe nuk lufton për nxjerrjen e bandës nga shtëpia, sidomos kur ajo është bashkë me policinë?”

Lexo edhe:

No Content Available

Lulzim Basha u shpreh i vendosur për të ecur përpara dhe për të forcuar Partinë Demokratike, pas goditjeve të muajve të fundit nga foltoret e organizuara nga ish Kryeministri Berisha dhe sulmi i dhunshëm i 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie. Zoti Basha bëri thirrje për bashkimin e demokratëve.

“Vizionin e kemi, vendosmërinë e kemi dhe na e njohin tashmë botërisht të gjithë. Le të qendrojmë të bashkuar, le t’a shtrijmë dorën tonë edhe ndaj atyre demokratëve të manipuluar, që j’a uli kokat 8 janari e t’ju themi: për të gjithë ju që u mashtruat, u manipuluat, u gënjyet, u keqpërdorët, ratë pre e mashtrimeve dhe e gënjeshtrave, ka e do të ketë gjithmonë vend në familjen tonë politike dhe luftën tonë të përbashkët për t’a çliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës”.

Gjatë mitingut në Shkodër me mbështetësit e tij, ish Kryeministri Berisha bëri thirrje për vazhdimin e protestive që kanë qëllim, sipas tij, si rrëzimin e Bashës, ashtu edhe atë të Kryeministrit Rama.

“Se 8 janari është vetëm fillimi. Ju jap fljalën unë ju. Protestat tona nuk ndalen deri në fitoren tonë. Ata, të cilët mbështesin Edi Ramën dhe Lul Bashën për të marrë peng pluralizmin, do të dështojnë”.

Si Basha, ashtu edhe Berisha, vazhduan akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama për trafiqe, korrupsion, vjedhje të votave, shkatërrimin e pluralizmit politik dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ata premtuan vazhdimin e takimeve me mbështetësit e tyre në rrethe, duke paralajmëruar kështu thellimin e mëtejshëm të përçarjes mes demokratëve. /VOA

Etiketa: voa berisha basha boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Policia për referendumin serb: Situata në Kosovë ka kaluar e qetë dhe pa incidente

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, shkon në 103 numri i viktimave

16:45 : 15/05/2025

Komisioni Evropian: Reklamat në TikTok shkelin Aktin e Shërbimeve Dixhitale!

16:44 : 15/05/2025

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

16:43 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com