• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Energjia, një krizë përtej 2022, bizneset me çmime të larta që në janar

07:59 : 16/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

Kosovë, qytetarët: Faturat e reja të energjisë “do të zbrazin shportën e konsumatorit”

Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, ZRRE të mërkurën shqyrton ankesat e konsumatorëve

Sektori energjetik në vend kishte një panoramë mjaftueshëm të ndërlikuar edhe para fillimit të krizës momentale. Me një zinxhir të gjatë borxhesh mes vetë kompanive publike, palë të treta debitore, si dhe me një nevojë emergjente për investime, goditja aktuale thjesht e bën më pesimiste panoramën.

Në një situatë aspak të zakonshme, ku importet po u afrohen 250 milionë eurove, qeveria po tenton të gjejë zgjidhje alternative, si një formë për t’i qëndruar premtimit të saj, të dhënë kohë më parë, se konsumatori fundor familjar dhe biznesi i vogël nuk do të preken nga ndonjë rritje çmimi.

Lehtësimi më i shpejtë i mundshëm për këtë situatë u pa te nxjerrja në treg e mbi 7 mijë bizneseve të lidhur në tension 20, 10, 6 kilovolt, me argumentin e procesit të liberalizimit, i cili nisi në 2018-n me bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt.

Biznesi i lidhur në tension të mesëm e kundërshtoi fort këtë lëvizje. Për këtë arsye qeveria u tërhoq, të paktën për momentin, duke vendosur si afat të ri për daljen në treg të lirë të kësaj fashe qershorin.

Kriza parashikohet të zgjasë përtej vitit 2022

Prodhues privatë të energjisë, por edhe furnizues të saj, pohuan për “Monitor” se kriza aktuale e energjisë nuk duket të jetë afatshkurtër. Sipas tyre, fillimisht u mendua që në fund të vitit 2022 do të kishte një lloj rënie të çmimeve, por ky afat është shtyrë për në mesin e vitit 2023. Vetëm në këtë kohë, ndoshta do të kemi çmime më të ulëta në bursa, të cilat në kohë piku, gjatë këtyre ditëve, arritën nivele të çmendura deri në 500 euro/MWh.

Prodhuesit e pavarur të tregut shprehen se situata momentale është e paprecedentë nga mënyra sesi përshkallëzoi, edhe pse pritshmëria për një krizë të mundshme ishte hedhur që në fillim të vitit 2021. Prodhuesit me përparësi, nga ana tjetër (deri në 15 MW) që aktualisht i shesin Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë pasur prodhim vetëm gjatë javëve të fundit dhe kjo jo te të gjitha njësitë. Ata kanë të drejtën të shkëputen nga OSHEE, nëse e shohin të arsyeshme.

Burime pranë MIE konfirmuan se ka pasur interes për të ikur nga OSHEE dhe për të shitur në treg të lirë. Aktualisht, Shqipëria po e mbështet konsumin e saj nga blerja në tregun e lirë, por më shumë nga prodhimi në kaskadën e Drinit. Pavarësisht reshjeve që kanë rënë herë pas here, niveli në kaskadën e Drinit mbetet i ulët. Kjo ndikohet nga fakti që hidrocentralet janë në prodhim, duke mos lejuar krijimin e rezervës hidrike.

Qeveria ka shpallur gjendjen emergjente për furnizimin me energji në vend deri më 15 prill të këtij, viti por gjasat që kriza të zgjidhet plotësisht mbeten të ulëta. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po koordinohen sa i takon konsumit dhe prodhimit me bazë ditore.

Shqipëria nuk u përball për herë të parë me importe, por ajo që ndryshoi këtë herë ishte fakti se rimëkëmbja post-pandemike rriti kërkesën globalisht për energji. Mungesa e qymyrit, kufizimet në prodhim, në funksion të objektivave të klimës, si dhe prodhimi i ulët i energjisë eolike kanë dhënë ndikim. Rritja e çmimit të gazit, në anën tjetër, nuk po njeh kufi. Pikërisht rritja e çmimit të këtij të fundit ka nxitur më shumë zërat e atyre që mendojnë se kriza do të jetë mes nesh edhe në 2023-shin, sikurse nënvizon Bloomberg në një artikull të tij.

Bursa mbetet ende e pakonsoliduar 

Bursa e energjisë, e cila shtyhet prej vitesh për arsye nga më të ndryshmet, pritej që të ishte funksionale vitin që lamë pas. Problematikat që u shfaqën gjatë prokurimit të platformës ndikuan që objektivi të mos arrihej dhe pritshmëritë janë që bursa të bëhet operative vetëm në vitin 2023, kurse këtë vit do t’i duhet të finalizojë procedurën për platformën.

Nëse arrin të zgjidhet me sukses një fitues, atëherë bursa do të duhet të operojë në një fazë fillestare prove dhe më pas të hyjë në funksion të plotë. Mungesa e bursës shihet si një hallkë që kufizon në tërësi tregun. Prodhuesit, por edhe bizneset, kanë theksuar se funksionimi i saj do të rriste konkurrencën dhe transparencën, duke e bërë më të thjeshtë edhe procesin e nisur të liberalizimit. Në bursën e energjisë janë aksionerë Shqipëria dhe Kosova.

Liberalizimi shtyhet, bizneset do të furnizohen nga OSHEE me çmim preferencial

Shoqata të biznesit kërkuan rreth tre javë më parë që nga qeveria të shihej mundësia për të mos nxjerrë në treg të lirë biznesin në këtë kohë krize. Në një tryezë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, disa prej industrive vunë theksin se kjo lëvizje do të ishte fatale për ta.

“Parimisht nuk jemi kundër liberalizimit, sepse është tregu i tillë, por mendoj se Shqipëria mund të ketë një mundësi më shumë për ta amortizuar situatën momentale të energjisë. Biznesi ynë ka qenë i favorizuar në çmim, sepse trajtohet njëlloj si furrat e bukës. Por ai është i ndarë në linja 35 kv dhe 20 kv, siç ka dhe 110 kv. Për ne që jemi në 20 kilovolt, kam dëgjuar në treg që çmimi mund të shkojë 50-60 lekë/kwh, pra 7-8 herë më tepër. Sot kompania ime shpenzon 2-3 milionë lekë në muaj për energji dhe nuk e diskutojmë dot një rritje me 7-8 herë.

Nuk është se u rrit kosto dhe po e vëmë në çmim te konsumatori. Ne dalim tërësisht nga tregu global, duhet t’i harrojmë eksportet. Ne jemi një biznes ku energjia zë 20% të kostos. Ka biznese që koston e kanë 50% dhe energjia prek shumë çmimin final, gjë që e bën të pamundur praninë në treg. Rritja kaq e lartë është vrasëse dhe ne mbyllemi si industri” – do të shprehej Adi Haxhiymeri nga industria e blojës.

Bizneset u shprehën se do të ishte e nevojshme të kishin një çmim paraprak që i priste, por ministrja Balluku theksoi se, për aq kohë sa flasim për treg të lirë, nuk mund të flitet për çmim fiks, pasi ai vendoset nga tregu e për rrjedhojë, askush nuk ka sesi ta dijë. Sipas të dhënave të MIE, aktualisht janë 7440 biznese të lidhur në tension të mesëm që furnizohen me tarifa nga 11 lekë në 12.4 lekë e deri në 14 lekë. Tarifa mesatare është 12.4 lekë për kilovat/orë energji. Në kushtet kur çmimet në bursa janë shumë më të larta se kjo tarifë, qeveria vendosi mbrojtjen e biznesit edhe për disa kohë.

“Kemi vendosur që brezin e tensionit të mesëm ta mbrojmë, siç kemi vendosur të mbrojmë brezin e biznesit të vogël dhe familjarët. Ky nuk është një moment normal dhe shteti po përballet me çmime të paperceptueshme. Kemi marrë një vendim që shkon në limitet e sakrificës sa i takon buxhetit. Sigurisht me një afat të caktuar për t’u ulur në këtë tryezë dhe për të diskutuar në fillim të qershorit.

Kemi indice nga Sekretariati që në mars do të ketë ulje të çmimeve. Nëse ulja do të konsolidohet, atëherë në fillim të qershorit do diskutojmë nëse do të jetë një instrument ndihmues nëpërmjet OSHEE që t’i drejtoheni për të marrë një çmim preferencial. Ky çmim është shumë më i mirë se ai i tregut” – do të nënvizonte Balluku.

Si do të bëhet furnizimi me fasha 

Furnizimi me energji për bizneset dhe konsumatorët do të bëhet me fasha. Elton Sevrani, nga OSHEE, sqaroi se nga Furnizuesi i Shërbimit Universal mbulohen nga 1 janari 2022 klientët familjarë dhe ato biznese të lidhura në tension të ulët. Për klientët familjarë dhe bizneset e vogla vazhdon furnizimi me 9.5 lekë dhe 14 lekë.

Ndërkohë që në proces është diskutimi i tarifave të aksesit pranë Entit Rregullator të Energjisë, i cili bën ndryshimin për bizneset e tjera të lidhura në nivele të ndryshme tensioni. Për të gjithë bizneset e lidhura në tension të mesëm (7400 të tilla), me konsum mesatar 1 Terravat dhe me një tarifë mesatare 12.4 lekë, ka një marrëveshje paraprake me KESH për një çmim që do të jetë pak a shumë 12 lekë/kwh.

Këtij çmimi i shtohen kosto të tjera, që lidhen me tarifën e aksesit apo shpenzime operative dhe pritshmëria është që tarifa finale të arrijë 18-19 lekë. Ky çmim që i faturohet biznesit ndryshon çdo muaj, pasi mund të ketë shkrirje të çmimit të energjisë që merret nga KESH me atë që blihet në tregun e lirë. Kompania e tretë e OSHEE-së, Furnizuesi i Tregut të Lirë, do të jetë një alternativë paralele kur tregjet të zbuten, për të siguruar çmime preferenciale. (monitor)

Etiketa: 2022cmime te lartaenergji

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë, qytetarët: Faturat e reja të energjisë “do të zbrazin shportën e konsumatorit”

20:24 : 18/04/2025
RAJONI

Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, ZRRE të mërkurën shqyrton ankesat e konsumatorëve

22:22 : 15/04/2025
BOTA

Presidenti amerikan i kërkon BE-së të blejë energji nga Shtetet e Bashkuara

22:38 : 07/04/2025
BOTA

Zjarr masiv në një nënstacion elektrik të Londrës, mbyllet aeroporti më i madh në Britani

08:15 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Energjinë do ta blini tre herë më lirë”, Berisha: Në vitin e parë do vendosim taksat më të ulëta në mbarë Europën

21:26 : 18/03/2025
AKTUALITET

120 mln euro për 0 KvH energji/ Zhvatja me “Tigrat e Belës” dhe orataku i fshehtë iranian

21:17 : 26/02/2025
Para
Big Brother-Top Channel

Kush janë tre banorët VIP që rrezikojnë të eliminohen të martën nga "Big Brother"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com