Kalemaj: Deputetët në Kuvend e përcaktojnë se kush është PD

Lufta për siglën e PD-se dhe jo vetëm, tashmë pas protestës dhe zhvillimet në PD, duket se do te jetë një betejë e vërtetë.

Analisti Ilir Kalemaj, tha në studion e “MCN live”, se sigla ka rëndësi për një parti, sepse nga rastet e mëhershme, kur brenda partive kanë dalur parti të vogla, kanë dëshmuar se nuk kanë arritur të mbijetojnë politikisht.

“Debati sot që po bëhet në PD se kush do ruaj siglën, sepse është simboli, selia për mua nuk ka  rëndësi sinjikative, ata kanë pasur një seli shumë më të vogël dhe kanë arritur të triumfojnë shumë më shumë, kështu që sigla ka rëndësi sepse ne kemi vënë re që të gjitha partitë që janë shkëputur dhe janë krijuar, nuk kanë arritur të mbijetojnë dot politikisht, ndoshta edhe për shkak të sistemit zgjedhor që kemi”.

Për Kalemaj, tashmë lufta e vërtetë mes palëve të një partie, zhvendoset brenda në Parlament, meqë aty përcaktohet qartazi se kush është partia e vërtetë, pasi janë 37 deputetë në njërën anë, dhe 13 deputetë në anën tjetër të ndarë në mes.

LEXO EDHE  Propozimi i beftë i Saimir Korreshit: Bashës ti bëjmë presion, 1 kandidat për Lushnjen

“Ky është një test i vërtetë demokracie, pra a do të arrij PD, e rithemeluesve, nëse ata nuk do të arrijnë dot të marrin, jo të mbajnë siglën e PD, me anë të një akronimi tjetër partiak , të jenë mbijetues në spektrin politik shqiptar, të jenë sfidues të jenë ata lokomotivë e opozitës shqiptare, natyrisht, ata disa deputet mund ti marrin, ndoshta edhe duke u shkrirë me LSI, dhe nëse do të ndodh e kundërta, a do të arrij partia e Lulzim Bashës, të themi të jetë një parti e re, të krijojë mjaftueshëm elektorat për ta mbajtur atë të gjallë por sot që ne flasim, kemi parlamentin, pra deputetet në parlament që përcaktojnë më tepër se selia, më tepër se selia, kush është sigla, se kush është PD, dhe kemi 37 deputetë në njërën anë dhe 13 deputetë në anën tjetër.