• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Aromë gjobvënie”/ Veliaj ndaloi betonierët, por nuk thotë se kush i lejoi

21:06 : 14/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shoqata e Ndërtuesve duket se është lodhur nga “presionet financiare” të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe ka deklaruar se do të kundërshtojë në rrugë ligjore Urdhëresën e Erion Veliaj për ndalimin e qarkullimit të betonierëve në qytet në fashën orare nga ora 7 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes.

Paralajmërimi i shoqatës së ndërtuesve ka nxitur kryebashkiakun Veliaj që të kërcënojë gjyqtarët që pritet të shqyrtojnë padinë e mundshme që “…ta mendojë mirë kur jep një vendim për të qarkulluar një betoniere, apo kamionët, në kundërshtim me masat që ka marrë Bashkia e Tiranës…”.

Natyrisht, tashmë nuk është më asnjë çudi që pushtetarët e “Rilindjes” e kanë shumë të lehtë që të ushtrojnë presion ndaj “gjyqësorit të reformuar” dhe ky i fundit t’i përgjigjet pozitivisht çdo kërkese qeveritari.

Vendimi i kryebashkiakut Veliaj për ndalimin e qarkullimit të betonierëve në Tiranë, në fakt duhet të jetë një lajm i mirë.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

“Boldnews.al” ka raportuar shpesh për rrezikun eminent të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë, si edhe për problemet e shumta që krijonin në trafik dhe në ndotjen e mjedisit.

Megjithatë, Veliaj nuk duket se është nisur nga premisa pozitive për ndalimin e qarkullimit të betonierëve, pavarësisht se prej ditësh po mundohet që ta paraqesë si një nismë e tij në mbrojtje të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe sidomos fëmijëve që shkojnë në shkolla.

Mediat pranë tij, në kor, i kanë dhënë një peshë të madhe Urdhëresës së Veliajt për ndalimin e qarkullimit të betonierëve gjatë ditës.

Por, po me komandë, asnjë prej këtyre mediuemeve, ashtu si edhe vetë Veliaj, nuk e përmendin se cili i ka lejuar lëvizjen pa kriter të betonierëve në tre vitet e fundit në Tiranë.

Përgjigja është shumë e thjeshtë- Erion Veliaj i ka lejuar ato të qarkullojnë në çdo rrugë e cep të kryeqytetit, përfshirë edhe në qendër, ku si rregull nuk lëvizin as automjetet e vogla.

Për të konfirmuar këtë gjë, mjafton të hidhet një vështrim mbi “revistën propagandistike” të Policisë Bashkiake të Tiranës në rrjete sociale.

“Boldnews.al” veçoi një prej postimeve të Policisë Bashkiake, publikuar në “Facebook” në datën 30 Shtator 2021:

“Çdo mëngjes….shërbimet e Policisë Bashkiake marrin masa edhe në hyrjet e qytetit, në zbatim të Urdhëresës nr. 34076/1, datë 13.09.2019 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të këshilluar apo ndëshkuar sipas rastit Automjetet e Transportit të Përzier dhe ato mbi 3.5 ton, të cilat nuk respektojnë… kufizimin e vendosur për të ndaluar qarkullimin në oraret 07.00-09.00”.

Në foto: Postimi i Policisë Bashkiake Tiranë në Shtator 2021, që konfirmon se Veliaj është autoriteti kryesor që ka lejuar qarkullimin e betoniereve në Tiranë

Pra, kujdes! Shënimi ka tre detaje interesante; e para, Urdhëresa është miratuar nga Erion Veliaj në Shtator 2019; e dyta ajo përfshin edhe automjete mbi 3.5 ton (pra, kamionë të rëndë e betoniere; dhe së treti, fasha orare e ndalimit është 7-9 të mëngjesit.

Qartësisht, qarkullimin pa kriter të betoniereve në qytetin e Tiranës e ka lejuar Erion Veliaj, për gati 3 vjet, pikërisht kur ai vetë apo kryeministri Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, kanë miratuar leje për kulla, e pallate të shumta.

Ndaj, kjo paraqitja e fundit e kryebashkiakut si një zyrtar që i dhemb jeta e qytetit është më së paku një hipokrizi, tipike e Erion Veliajt. Dhe të mos harrojmë se Erion Veliaj është personazhi që betonizoi qytetin, në një kohë që para se të merrte mandatin e parë si Kryebashkiak përbetohej se do të shtonte hapësirat e gjelbërta dhe do të minimizonte ndërtimet.

Por koha tregoi gjë tjetër, pasionin e tij për kullat, me të cilat jo vetëm pushtoi periferitë, por rrethoi edhe qendrën e Tiranës. Ndaj nuk është çudi që Kryebashkiaku i sotëm të tentojë sot të nxjerrë me duart e Gjykatës betonieret në rrugë orar e pa orar dhe në fund të justifikohet me atë se fajin e ka Gjykata.

Në foto: Postimi i Policisë Bashkiake Tiranë në Shtator 2021, që konfirmon se Veliaj është autoriteti kryesor që ka lejuar qarkullimin e betoniereve në Tiranë

Nga ana tjetër, edhe Shoqata e Ndërtuesve, e cila paraqitet si e revoltuar, shumë shpejt do të ulë zërin dhe do të vijojë të veprojë njëlloj siç ka vepruar edhe më parë me “kërcënimet” e kryetarit të Bashkisë.

Shoqata e Ndërtuesve apo edhe ndërtuesit veç e veç, nuk kanë dhënë asnjëherë asnjë sinjal se do të kundërshtojnë realisht kryebashkiakun.

Ata ia kanë nevojën Veliajt, përsa kohë ai u krijon të gjithë kushtet për të ndërtuar ku t’u teket e si t’u teket.

Ndaj, e gjithë kjo historia e “përplasjes” së Ndërtuesve me Veliajn vjen më shumë “presioni financiar”, se sa një vëmendje e shtuar ndaj qytetarëve, që janë “ushqyer” e do të “ushqehen” me propagandë dhe pluhur betonierësh e kullash.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

VIDEO/ Basha nuk ndal akuzat: Meta jepte direktiva për bandën e Berishës me 8 janar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com