Protesta në PD/ Gazetari: Dy fjalë për Bashë-llarët, Eskobarët dhe Katunarët!

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka shpërthyer ndaj analistëve në studiot televizive të cilët edhe pse faktet u bënë publike vijojnë dhe deklarojnë se dyert e blinduara ishin me adeziv, si dhe akuzojnë protestuesit se kishin marrë varre e çekiçë me vete për hapjen e dyerve.

Në postimin e tij Dylgjeri shkruan se të jithë e panë se në PD ishin të montuara dyert e blinduara, dhe vetë ish-kryeinistri deklaroi se do të hynin në seli dhe do të hapnin dyert, e e vetmja mënyrë që të hapeshin ishte me çekiç e me varre.

Ndëkrohë që shton se të gjithë analistët që flasin nëpër studiot televizive nuk flasin se çfarë kanë parë me sy ata, por me paratë që ju kanë futur në xhep pronarët.

LEXO EDHE  Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 229 prona mund të preken nga ndërtimi

Postimi i Dylgjerit:

Dy fjalë për Bashë-llarët, Eskobarët dhe Katunarët!

Blindimi i PD u bë pas letrave adezive në fasade e xhama.

U bë në fshehtësi si guerrilas.

A nuk u montuan në PD dyert e blinduara?

U punua me çekiç, varre dhe saldatriçe.

Berisha deklaroi se do ti hapim dyert.

Me çfarë do ti çmontonte ato? Me pinca apo me piskatore vetullash?

Me varre do të hapeshin. Po! 

I vetmi gabim i demostruesve ishte se nuk i çmontuan dyert të mbuluar edhe ato nga adezivet…që Ju analistët e by…s të mos i dallonit e të qetesoheshit.

Por Ju nuk qetesoheni, sepse Ju siç thoshte Lenini qysh ne  vitin1905:

“Pavaresia juaj eshte e varur me kuleten ne xhep, nga pronari juaj”