Dëmet në bujqësi nga përmbytjet, fermerët protestë para bashkisë Fier: Duam dëmshpërblim për luleshtrydhen

Më shumë se 50 fermerë që kultivojnë luleshtrydhen në zonën e Frakullës dhe Kafaranit në Fier, zhvilluan protestën e dytë përpara bashkisë, duke kërkuar dëmshpërblim lidhur me dëmet që iu shkaktuan nga përmbytja e tokave.

Fermerët shprehen se serat e kultivuara me luleshtrydhe u përmbytën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, duke i nxjerrë jashtë prodhimit të mbjellat.

Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka, iu bashkua protestës së fermerëve, duke deklaruar se një muaj pas përmbytjeve, bashkia e Fierit nuk ka kryer asnjë verifikim në terren për dëmet e shkaktuara nga serat me luleshtrydhe.

LEXO EDHE  Goditet me thikë një person në Selenicë

Fermerët kanë kërkuar ngritjen e një komisioni nga shtabi i emergjencave civile, premtim të cilin ua dha pak kohë më parë kryetari i Bashkisë së fierit Armando Subashi. Por ky premtim nuk është përmbushur ende.