• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skënderbeu vdiq, Rama bën gëzuar me Erdoganin

17:36 : 12/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për pushtet edhe historinë e kthen përmbys, për propagandë, edhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka ndërmend ta trazojë. Vizita e presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri është planifikuar më datë 17 janar, pikërisht në ditën e përkujtomores së vdekjes së Skëndërbeut, 17 janar 1468. Të jetë vetëm një rastësi? Rama nuk i lë asgjë rastësisë.

Vizita e Erdogan pritet të shoqërohet me ceremoni shtetërore nën dirigjimin e Ramës për të pritur mikun e tij Erdogan, i cili i është gjendur në ditë të “vështira” që Rama të mbajë pushtetin, e madje të rrëmbejë edhe një mandat të tretë qeverisës.

Ndërsa “topat” do gjëmojnë në nder të Edogan, në sallat e mbyllura do mbahet ndonjë referat në përkujtimim të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Nuk është ai Skënderbeu i Elisës, por i vërteti, ai që të paktën historisë sonë të zymtë i ka ngjizur krenarinë.

Rama do të bëjë gëzuar me Erdoganin, do lëshojë batuta ndërsa ndodhet në inagurimin e shtëpive të ndërtuara nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Turqizimi brenda anadallokave qeveritarë nuk është risi, për aq kohë sa kreu i qeverisë shqiptare vizitat “jashtë shtetit” i konsideron udhëtimet e shpeshta drejt Turqisë.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Nuk ka mbetur as pa kthyer kusurin nga mbështetja që i ka bërë Erdogan, duke ndërhyrë direkt edhe në zgjadhjet në vendin tonë, kur në prag të tyre dërgoi vaksina kundër Covid-19, investime në ndërtimin e banesave për të prekurit nga Tërmeti dhe Spitalin Memorial në Fier. Si shpërblim Turqia po merr “tokën e lirë” për të pasur ndikimin e saj në ekonomi, arsim, politikë apo deri në ndikim fetar. Disa xhami janë marrë në “administrim” nga qeveria turke për tu rikonstruktuar, përfshi edhe atë emblematike si Xhamia e Plumbit në Shkodër.

Gjithashtu organizata “FETO”, që nga Erdogan cilësohet si ekstremiste po venitet gjithnjë e më shumë në Shqipëri, ku nuk kanë munguar as rastet e deportimeve të shtetasve turq duke u shkelur konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Erdogan nuk do e ketë vizitën e fundit në Shqipëri, po as Rama sigurisht që do e vizitojë Turqinë, por ardhja e Erdogan në përkujtimoren e Heroit tonë Kombëtar le një shijë të hidhur, kur pushteti trazon edhe të shkuarën e historisë së vendit.

Për 25 vite Skënderbeu u bë barriera e Perandorisë Osmane për të mësyrë në Perëndim, ndërsa heroi Kombëtar tashmë përdhoset nga politika. Ndonëse jemi pesë shekuj më pas, historia nuk mund të zhbëhet, qoftë edhe për politikën ditore të kreut të qeverisë që për mikun Erdogan, nuk e ka problem që të venisë ditën përkujtimore të ndarjes nga jeta të Skënderbeut. Turqia sot, si pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane po tenton rikthimin e një neootomanizmi dhe terreni më i përashtashëm gjendet në Shqipëri, politikat e së cilës nën pushtetin e Ramës po i kthen sytë nga Stambolli…

Pak javë më parë ambasadori turk në vendin tonë u shpreh se Osmanët kishin ardhur në Shqipëri jo si pushtues, por si çlirimtarë. Ky provokim kaloi lehtë nga qeveria, që as e gjeti të udhës që të paktën të mbante një deklaratë. Për tulla dhe llaç që na i dhuroi Erdogani i Ramës përmbyset një histori.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

VIDEO/ Një skandal përfshin Kupën e Afrikës, gjyqtari mbyll ndeshjen para kohe

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com