• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Qeveria: AKSHI do të menaxhojë komunikimet elektronike mes bizneseve

23:25 : 12/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Pa u shuar ende zhurma e skandalit të rrjedhjes së të dhënave konfidenciale të shqiptarëve nëpërmjet “Listës së Pagave”, “Listës së Targave” dhe “Patronazhistëve”, qeveria synon të vendos nën kontroll edhe të dhëna të tjera, shumë më sensitive dhe që mund të shkaktojnë një kaos të përgjithshëm në Shqipëri.

Projekt-ligji ‘Për qeverisjen dixhitale”, i cili sipas qeverisë është në konsultim publik, parashikon që Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit (AKSHI) të menaxhojnë sistemin e komunikimit elektronik ndërmjet subjekteve private me njëri-tjetrin ose me shtetas të ndryshëm.

Neni 48 i projekt-ligjit parashikon specifikisht: “Posta elektronike shtetërore është mënyra e vetme e komunikimit elektronik zyrtar në marrëdhenien institucion-shtetas-institucion, institucion-biznes-institucion, biznes-shtetas-biznes”.

Në foto: Neni 48 i projekt-ligjit “Për Qeverisjen Elektronike”, ku qeveria synon të kontrollojë komunikimet elektronike “biznes-shtetas-biznes”

Sipas projektit qeveritar, çdo person që do të komunikojë me administratën shtetërore apo me subjekte private në mënyrë elektronike, është i detyruar të krijojë një adresë postare dixhitale dhe ky komunikim do të ketë të njëjtën vlerë si shkresat me firmë e vulë.

Lexo edhe:

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

Krahas faktit që ky sistem lehtëson komunikimin ndërmjet institucioneve publike mes tyre dhe agjencive me qytetarët apo bizneset, ai ngre një pikëpyetje shumë të madhe kur përcakton se edhe raportet e privatëve me njëri-tjetrin do të kalojnë po nëpërmjet kësaj platforme qeveritare.

Dinamika e komunikimit ndërmjet bizneseve private mes tyre, si edhe me qytetarët është e larmishme dhe shumë e gjerë.

Konfidencialiteti i komunikimit është edhe një prej parimeve kryesore kushtetuese, i cili i jep mbrojtje të posaçme fshehtësisë së korrespondencës.

Por, qeveria “Rama” duket se ka interes të shtuar për diskutimet private mes bizneseve dhe qytetarëve, duke krijuar premisat për një ndërhyrje flagrante të pushtetit politik në tregun e lirë.

Bizneset private, për nga vetë natyra, përfshihen me njëri-tjetrin apo me qytetarët, në negociata, biseda, komunikime dhe çdo lloj tjetër marrëdhënie njerëzore e tregtare.

Në epokën dixhitale, ky komunikim realizohet shpejt dhe në mënyrë efikase nëpërmjet adresa elektronike (e-mail).

Ky komunikim elektronik, si çdo raport tjetër biznesi privat me klientët apo të ngjashmit e tij, përshkohet nga parimi i konfidencialitetit.

Pikërisht, këtë parim duket se synon të shkelë qeveria, nëpërmjet një neni në projekt-ligjin e ri për “Qeverisjen Dixhitale”.

Nga ana tjetër, projekti parashikon që sistemi i ri i adresave postare elektronike për komunikime mes palëve, të menaxhohet nga një strukturë e re në varësinë e AKSHI-it, e emërtuar “DgTech”.

Projekti qeveritar parashikon që “DgTech” të jetë një institucion publik, ku subjekte private mund të kontrollojnë maksimalisht deri në 49 përqind të aksioneve.

Në foto: Neni 32 i projekt-ligjit parashikon që subjektet private mund të kontrollojnë deri në 49 përqind të aksioneve të “DgTech”

Pra, megjithëse subjektet private nuk lejohet të marrin shumicën, sërish të interesuarit do të kenë mundësi që të menaxhojnë një informacion të bollshëm për konkurentët apo edhe për të gjithë subjektet tregtare që operojnë në Shqipëri dhe që, sipas projekt-ligjit, do të detyrohen që të komunikojnë elektronikisht vetëm nëpërmjet sistemeve të menaxhuara nga AKSHI.

Etiketa: akshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025
AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
Para

Hetimi i thelluar në tregun e karburanteve, ja çfarë zbulon Autoriteti i Konkurrencës

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com