• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtoi Berishën dhe mbështetës të tij nga PD, prapaskenat e vendimit të Bashës

08:29 : 11/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lulzim Basha, i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 si Kryetar i PD, vendim i ratifikuar edhe nga rreth 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit 2021, ka thirrur në një mbledhje anëtarët e shkarkuar të Kryesisë, nga ku pas më shumë se 8 orësh vendosi përjashtimin e Salli Berishës dhe disa nga mbështetësve të tij nga partia.

Vendimi i pritshëm pas protestës së 8 janarit, ku disa qindra demokratë u sulmuan me gaz dhe lëndë të tjera helmuese nga mbështetës të Bashës, dhe më pas edhe nga Policia e Edi Ramës, e cila ndërhyri me kërkesë të kreut të shkarkuar të PD, u mor në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Në orën 19:00, Lulzim Basha thirri në takim ata që i konsideron anëtarë të Kryesisë, të cilëve fillimisht i nxorri jashtë funksionit aparatet celulare, pasi sipas disa raportimeve, në selinë e PD është instaluar një bllokues valësh.

Gjithashtu mësohet se në orët e mbrëmjes, kohë kur në mediat televizive nisën emisionet e përnatshme, të mbledhurit në takimin me Bashën, janë fokuar në deklaratat dhe qëndrimet e atyre që konsiderohen si kundërshtarë, përfshi edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Një situatë kjo e pazakontë dhe që shton dozat e humorit në rradhët e mbështetësve të Bashës, që duket se morën vendimet për përjashtim pas qëndrimeve të fundit të shprehura publikisht lidhur me situatën që po kalon Partia Demokratike.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

E në një kohë kur flet për reflektime, për respektim të mendimeve ndryshe, të zërave kritikë, Basha vendosi përjashtimin nga partia të Sali Berishës dhe disa prej mbështetësve të tij ku përfshihen Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Basha ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj dhe Bledi Himçi.

Vendimet e Bashës për Komisionin e Rithemelimit dhe mbështetësit e tyre nuk kanë asnjë vlerë përderisa Kuvendi i 11 dhjetorit ka marrë vendimet për shkarkimin e tyre. Gjithsesi ky vendim i Bashës pritet të shtojë dozat e përplasjes mes tij dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, dhe mbështetësve të tyre.

Deklarata zyrtare

Përmes një deklarate zyrtare, Basha dhe mbështetësit e tij shprehen se pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Bujar Nishani
6. Arben Ristani
7. Rigels Muçollari
8. Keltis Kruja
9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajdrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

"Na rrezikuan seriozisht jetën", ja pse i shkarkuari Basha përjashtoi Berishën dhe mbështetësit e tij

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com