Menjëherë pasi mori vendimin për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar, Lulzim Basha e përligji vendimin e tij personal me justifikimin: “E bëra për të mos përçarë PD”.
Sot pasojë e këtij akti nuk janë vetëm skenat e fëlliqura të përleshjes së demokratëve me njëri- tjetrin, por edhe reduktimi i forcës numerike të opozitës.
Tani PD është më e dobët se kurrë, me një forum rinor të shpërbërë, me atë të gruas lesh e li dhe me aleancën plotësisht të prishur me LSI-në, që ndonëse numëron vetëm katër deputetë edhe në ditën e saj më te keqe ka rreth 100 mijë vota opozitare.
Që kur ka filluar kuvendi, Basha pothuajse e ka përfunduar koordinimin me 7 deputetët aleatë të partive të djathta, të cilët jo vetëm nuk janë mbledhur më sëbashku, po as nuk kanë bashkëvepruar në kuvend.
Por, akti i i fundit i përjashtimit “de jure” të katër deputetëve të foltores dhe “de facto” edhe të 9 të tjerëve që kanë mbështetur aksionin e Berishës e ka tkurur rëndë fuqinë e fraksionit të vulës në parlament.
Nga 63 deputete që arriti të sigurojë opozita e bashkauar pas kasaphanës së 25 prillit, sot deputetë rreth Bashës kanë mbetur në rastin më të mirë 38 (duke futur tek grupi i tij këdo nga të zgjedhurit demokratë që ndonëse nuk është shprehur por Bashës nuk ka dalë as pro Berishës). Pra në këto pak muaj grupit të selisë dhe vulës i kanë mbetur më pak deputetë sesa PD kishte në ditën e saj më të zezë, para djegjes së mandateve, në parlamentin e 2017-ës.
Dhe po të shtosh këtu edhe faktin se legjitimiteti dhe morali i një pjese të këtyre deputetëve ka rënë – pasi ata ngjanë më shumë me opozitën e re të Murrizit dhe Rudina Hajdarit -, besueshmëria e një kundërshtimi ndaj Ramës ka shkuar afër zeros. Boll të shohësh qarkun kryesor, atë të Tiranës, për të rokur përmasën e tragjedisë. Në kryeqyetet, bashkë me atë vetë grupi i Bashës ka vetëm pesë anëtarë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Oriola Pampuri).
Për këtë arsye dhe për rrethanat e kohëve të fundit, pro berishisti Edi Paloka iu drejtua me këtë mesazh të hapur kolegëve të tij: “Keni menduar te dilni ne baze?
Edhe ne rruge do ju vij turp te dilni ne se pranoni te perdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni ne zonat tuaja tek demokratet ? Votat e kujt do kerkoni , apo do ju a jap Edvini me policet e tij?
Po ne Parlament si do e beni opoziten ?! Mendoni pak , kur te duhet te dilni ne Parlament e te sulmoni Ramen si opozitare. E dini si do ju pergjigjet ?
“Mor lul po ti me keta te tjeret, po me qaje ne telefon qe te te sillja policine e krimit e te te shpetonte nga demokratet…!”
Do pranoni te beheni me qesharake se “kerperata” e jenisheri ne Parlament( se dhe ata ne fakt deputete te Lulit ishin)?
Me sa duket i nisur nga i njëjti shqetësim edhe Agron Gjekmarkaj, ndonëse i rreshtuar pro Bashës, i bëri atij thirrje që krizën ta zgjidhë jo me përplasje por me votë: “atij më shumë se kujtdo i bie barra për të gjetur zgjidhje, jo fjalime, e përsëris, zgjidhje që ofrojnë shanse për të gjithë, për t’u kthyer për të konkurruar për kryetar e çdo gjë tjetër, për të kontribuar, duke mundur çdo gjykim e paragjykim” shkroi ai duke shtuar se vetëm kjo është rruga për të mos marrë mbi vete mallkimin e demokratëve.
Por vetëm dy ditë pasi dëgjoi thirrje racionale si ato të deputetit asnjëanës, Tomor Alizoti, Basha shpalli përjashtimet e reja duke treguar se karrigen kërkon ta mbajë qoftë edhe me çmimin e mallkimit nga anëtarësia. /Lapsi.al