• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

700 mln euro për të forcuar autokratët në Ballkanin Perëndimor

09:55 : 11/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Audituesit e Bashkimit Europian kanë publikuar një raport, ku evidentohet dështimi i Bashkimit Europian, në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, sa i takon sundimit të ligjit.

Në raport thuhet se BE ka hedhur qindra miliona euro për të përmirësuar sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo ndihmë jo vetëm që nuk ka dhënë fryte, por ka forcuar autokratët.

Juhan Parts, i cili ka përgatitur raportin thellësisht kritik, thotë se janë shpenzuar 700 milion euro për 6 vite, por sërish kjo ndihmë nuk ka dhënë rezultate.

Në këto vende, përfshi Shqipërinë, problemet më të mëdha mbeten pavarësia e gjyqësorit, përqendrimi i pushtetit, ndërhyrja politike dhe korrupsioni.

Audituesit e BE-së thonë se problemi është se BE ka përdorur shpesh shumë karotën dhe aspak mjaftueshëm shkopin kur ka parë se investimet e saj kanë dështuar që të sjellin një ndikim në shoqëri.

Lexo edhe:

Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

“BE-ja e ka shfrytëzuar shumë rrallë mundësinë e pezullimit të ndihmës nëse një përfitues dështon të respektojë parimet themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut,” thuhet në deklaratën e audituesve.

Sipas raportit, në këto vende vazhdojnë të ekzistojnë problemet sa i përket sistemit të pavarur të drejtësisë, influencës politike dhe korrupsionit.

“Mbështetja e BE-së për shtetin ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka çuar në një kthesë rrënjësore”, tha Juhan Parts nga zyra e Auditimit të BE-së.

Përparimet e pakta venë në pikëpyetje “vazhdimësinë e mbështetjes së BE-së në përgjithësi në kuadrin e procesit të anëtarësimit”. “Reformat e vazhdueshme humbasin besueshmërinë, nëse ato nuk sjellin rezultate të prekshme.”

Edhe Komisioni i BE-së së fundi konstatoi mangësi të mëdha sa i përket pavarësisë së sistemit juridik, luftimit të korrupsionit apo lirisë së medias. Në raportin e Këshillit të lartë të Auditimit të BE-së thuhet, se rëndom nuk bëhet sa duhet për ta forcuar vullnetin politik dhe se masat e marra shpesh nuk japin rezultat. Financimi dhe zbatimi i projekteve jo gjithmonë kushtëzohet me përmbushjen e kushteve të përcaktuara për ndihmën.

Auditimi i BE-së i rekomandon Komisionit të BE-së, që të mbështesë më fort shoqërinë civile dhe mediet. Po ashtu duhet që dhënia e ndihmave financiare nga BE të kushtëzohet me përparimin drejt shtetit ligjor dhe projektet duhet të mbikqyren me më shumë rigorozitet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

11:58 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

11:53 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101

11:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme

11:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon akademia politike! Rama u jep “recetën e suksesit” deputetëve të rinj: Fuqi, energji dhe sy kritik

11:42 : 11/09/2025
AKTUALITET

Asambleja e PS/ Rama: Të shkarkohet Veliaj, Manastirliu kandidate për Tiranën

11:34 : 11/09/2025
Para

VIDEO/ Basha e përjashtoi përjetë nga partia, Berisha: O Lul kimiku

TË GJITHA

Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

11:58 : 11/09/2025

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

11:53 : 11/09/2025

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101

11:46 : 11/09/2025

Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme

11:46 : 11/09/2025

Vazhdon akademia politike! Rama u jep “recetën e suksesit” deputetëve të rinj: Fuqi, energji dhe sy kritik

11:42 : 11/09/2025

Asambleja e PS/ Rama: Të shkarkohet Veliaj, Manastirliu kandidate për Tiranën

11:34 : 11/09/2025

Shkarkohet Veliaj, Rama: Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake

11:22 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com