• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përtej gazit lotsjellës të së shtunës: cila është sfida e vërtetë e demokracisë në Shqipëri?

09:27 : 10/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet i Partisë Demokratike*

Imazhet e dhunës brenda dhe rreth selisë së Partisë Demokratike të shtunën shkaktuan kritika. Megjithatë, konteksti i ngjarjes është më i rëndësishëm për zhvillimet politike në Shqipëri.

Disfata elektorale e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 ishte e fundit e humbjeve  të pandërprera zgjedhore gjatë tetë viteve të kryesimit nga Lulzim Basha. Kjo periudhë u shënua edhe nga vendimet personale të Bashës problematike, të kontestuara dhe me pasoja për të djegur mandatet dhe për bojkotimin e zgjedhjeve vendore në 2019. Pa këto vendime mund të kishim parë një ndryshim të qeverisë më 25 prill. Basha nuk është penduar asnjëherë për vendimet e tij e aq më pak të kërkojë falje për to.

Në vazhdën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 pati një situatë, plogështie, inercie e madje letargjie mes anëtarëve dhe funksionarëve të partisë njëkohësisht  me refuzimin pasiv të lidershipit Basha. Kjo fatmirësisht filloi të ndryshojë vjeshtën e kaluar kur ish-kryetari (dhe ish-presidenti e ish-kryeministri) Berisha nisi një turne me bazën e partisë dhe duke diskutuar hapur situatën brenda partisë dhe në vend.

Përcaktimi i zotit Berisha në maj të vitit 2021 nga Departamenti i Shtetit i ShBA se “i ndalohet hyrja në SHBA” u pa nga shumë  (përfshirë Bashën) si i papërshtatshëm, joproporcional, selektiv, i motivuar partiakisht dhe i pajustifikuar ka luajtur një rol në këtë dinamikë. Basha vendosi personalisht, nën presionin diplomatik amerikan, të përjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, në vend që ta hidhte në votim në këshillin e partisë siç e kërkon statuti. Basha pretendoi se përcaktimi i SHBA ishte i gabuar, por atij i duhej përjashtimi për të ruajtur marrëdhënien e PD me ShBA-në. Kjo nuk e përmirësoi pozicionin e tij si lider partie. Ndërsa zoti Berisha u zotua se nuk do e përfshinte  PD-në në problemin e përcaktimit; prandaj këto çështje duhen parë veçan.

Lexo edhe:

No Content Available

Zhvillimi kryesor ishte se, në përputhje me statutin e partisë, një shumicë e madhe e delegatëve të kuvendit të PD-së (5200 nga 7647 gjithsej ose 68%) nënshkruan peticionin për thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm të partisë. Sipas nenit 43/2 të statutit kongresi mund të thirret me kërkesë të 1/4 të delegatëve të tij ose 1/4 e anëtarësimit të partisë. Basha refuzoi vazhdimisht të merrte në shqyrtim peticionin e delegatëve, i cili u dorëzua  zyrtarisht në selinë e partisë  dhe u përpoq ta pengonte proceduralisht.

Megjithatë, sipas rregullave statutore, kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë u mblodh më 11 dhjetor me rreth 4935 delegatë të pranishëm (ose 65% e tyre) në stadiumin kryesor të Tiranës (përfshirë edhe mua). Kongresi i PD-së vendosi me votim të fshehtë dhe me 4446 vota (ose 99% të votave të hedhura) shkarkimin e Bashës dhe besimin e drejtimit të partisë në një komision të përkohshëm deri në kuvendin e rregullt të partisë më 22 mars 2022.

Largimi i Bashës u hodh në votim të fshehtë të anëtarësimit më 18 dhjetor; Në votim dolën 43 879 anëtarë partie nga të cilët 43 385 ose 98,8% e konfirmuan largimin.

Fatkeqësisht Basha nuk pranoi realitetin dhe vullnetin e partisë së tij. Fillimisht ai tentoi të shpërbënte organizatat e Grave dhe Rinisë së PD-së, të cilat kishin shprehur mbështetjen për thirrjen e kuvendit të partisë. Duke qenë se organizatat e Grave dhe të Rinjve të PD-së janë anëtare të PPE-së, edhe Gratë dhe Studentët e PPE-së protestuan dhe i bënë thirrje Bashës që të zmbrapsej. Një letër e eurodeputetëve të EPP që i sugjerojnë Bashës të njohë kongresin dhe votën e anëtarëve gjithashtu ka qarkulkuar në media.

Basha thirri një mbledhje më 18 dhjetor në një sallë me 1958 vende duke pretenduar se ishte kongresi i partisë (sic!). Ai nuk mund të shpjegonte se si salla mund të strehonte kuorumin minimal të kërkuar (50% plus një) prej 3824 delegatësh.

Mbyllja nga Basha javën e kaluar, në 31 vjetorin e saj, të gazetës së PD-së “Rilindja Demokratike”, e cila ishte gazeta e parë e lirë  pas komunizmit, është një tjetër ngjarje e trishtuar.

Ndërkohë po acancojnë hapat  për kthimin e selisë së PD dhe përfaqësimit ligjor tek Komisionin e Përkohshëm legjitim. Rezistenca ndaj kësaj, siç po shohim nga një grup shumë i vogël ish-zyrtarësh partiakë rreth Bashës, është jodemokratike, e paligjshme dhe kundërproduktive.

Megjithatë gjykatat janë shumë të ndikuara nga qeveria socialiste edhe për shkak të procesit të vetingut në vazhdim. Partia në pushtet ka çdo interes të mbajë grupin e dobët Basha si opozitë zyrtare. Kjo shpjegon edhe pse policia ndërhyri dhe e shpëtoi Bashës duke e lejuar atë të mbante selinë e partisë

Çështja kyçe për zhvillimin demokratik në Shqipëri është një opozitë solide dhe konstruktive, duke ushtruar  kontroll kundrejt një qeverie në mandatin e tretë me të gjitha sindromat e mundëshme të autoritarizmit e korrupsionit.

Basha pa mbështetje në bazën e PD-së dhe vlerat gati zero në sondazhet e oponionit nuk mund ta bëjë këtë. Mbështetja joparimore e votimit për masat problematike të qeverisë në javët e fundit, nismat e diskutueshme të përbashkëta me qeverinë për ndryshimin e Kushtetutës dhe aludimet  për interesa të errëta tregtare e kanë delegjitimuar më tej Bashën.

Komisioni i Përkohshëm i PD-së përballet me një sfidë madhore për të rindërtuar një opozitë të besueshme; ajo duhet të shihet nga publiku si një alternativë e qëndrueshme pushteti. Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit në  Shqipërisë post komuniste, kemi një peizazh politik dypartiak rreth partisë Demokratike dhe Socialiste të cilat këmbehen në qeveri dhe opozitë. Një forcë e tretë në ato përmasa nuk duket në horizont.

Ndërsa imazhet e zymta të së shtunës tërhoqën vëmendjen kombëtare dhe pjesërisht atë evropiane, lufta e vërtetë në vend ka të bëjë me frenimin e  një regjimi kleptokratik i cili  centralizuar pushtetin ( si dhe ekonominë e median) dhe ka ngritur një rrjet lobimi ndërkombëtar të lyer mirë.

Botuar në New Europe*

Etiketa: genc polllo

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Rama takohet me drejtuesit politik të qarqeve, çfarë u diskutua

TË GJITHA

Aulon Kalaja konteston rezultatin e zgjedhjeve në Durrës: Do t’i kërkoj KQZ-zë pamjet filmike

22:34 : 23/05/2025

Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve

22:33 : 23/05/2025

“Më ço foto lakuriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

22:16 : 23/05/2025

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja

22:11 : 23/05/2025

Lëshuan tituj “pa hesap”, Universiteti i Arteve “lë në baltë” profesionistët e vërtetë

21:59 : 23/05/2025

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

21:58 : 23/05/2025
Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com