• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta te PD, arrestohen 34 persona. Gati kallëzimi penal edhe ndaj mbështetësve të Bashës

13:23 : 09/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Policia ka arrestua 34 persona lidhur me protestën e zhvilluar dje në selinë e PD-së, ndërsa 18 të tjerë do të hetohen.

Nga raportimet mësohet se personat e arrestuar do të përballen me gjykatën për t´u njohur me masën e sigurisë në dy ditët e ardhshme, ndërkohë që akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë dhe dhunën e ushtruar në selinë e PD.

Në anën tjetër, mësohet se një kallzim penal pritet të paraqitet pranë Prokurorisë së Tiranës, lidhur me personat që nga brenda selisë se Partisë Demokratike kanë hedhur gaz dhe lëndë të tjera ndaj protestuesve, përfshi edhe goditjen me mjete të forta të disa prej tyre.

Një ekip ekspertësh ligjorë pranë Komisionit të Rithemelimit raportohet se ka hartuar kallzimin penal që pritet të depozitohet në Prokurori gjatë ditës së nesërme.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve pas thirrjes së Lulzim Bashës, i cili ndodhej brenda selisë së PD, ndërkohë që disa protestues tentonin të hapnin dyert e selisë. Ndërhyrja e policisë u realizua nga trupat e FNSH brenda pak sekondash, ndërsa ato ishin të pozicionuara te godina e Parlamentit, vetëm pak metra larg selisë së demokratëve.

Lexo edhe:

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

Njoftimi zyrtar

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas, procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan dhe ndaluan për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

S. K., 42 vjeç; G. L., 41 vjeç; A. Gj., 36 vjeç; Xh. G., 32 vjeç; A. Z., 46 vjeç; A. L., 35 vjeç; H. Gj., 41 vjeç; D. L., 43 vjeç; V. D., 33 vjeç; A. D., 37 vjeç; O. D., 20 vjeç; Q. D., 26 vjeç; A. D., 39 vjeç, A. S., 32 vjeç; B. B., 38 vjeç; D. M., 51 vjeç, M. Rr., 48 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, Gj. P., 37 vjeç, K. Ç., 36 vjeç, A. Ç.,29 vjeç, A. P., 28 vjeç dhe Sh. H., 20 vjeç.

Gjithashtu, u bë arrestimi për veprën penale ‘Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive’, i shtetasve: O. Z., 39 vjeç; A. P., 28 vjeç; A. M., 41 vjeç; A. M., 37 vjeç; Y. G., 46 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, si dhe i ndalimi i shtetasve V. D., 48 vjeç; A. D., 46 vjeç; S. N., 52 vjeç; O. M., 34 vjeç dhe S. L., 23 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

G. B., për veprat penale ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive’ dhe ‘Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme’;

F. N., për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive’, shtetasit: R. F., 33 vjeç; J. R., 31 vjeç; D. K., 43 vjeç; A. B., 49 vjeç; E. H., 38 vjeç; I. E., 37 vjeç; A. Ç., 43 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 33 vjeç, A. F., 21 vjeç, I. F., 24 vjeç, S. G., 19 vjeç, J. K., 19 vjeç, Z. K., 19 vjeç, A. L., 26 vjeç dhe Gj. N., 31 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protestës së datës 8 janar 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025
AKTUALITET

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025
AKTUALITET

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
Para

Albi tërheq deklaratën e tij për Alesjan: “Vazhdo rrugëtimim tënd”

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com