Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas ngjarjeve të bujshme që krijoi me Alvisën.
Hyseni e akuzoi ish-partneren për tradhti duke i nxjerrë regjistrime, ndërsa Alvisa e akuzoi për dhunë dhe doli çift me Bashkimin nga emisoni. Opinionisti i emisionit, Arjan Konomi është akuzuar nga Alvisa si i shitur te Hyseni.
Hyseni ka deklaruar së fundmi se faktikisht i ka mbetur hatri me Arjanin duke hedhur poshtë kështu akuzat e Alvisës ndaj opinionistit.
“Arjani është aq i zgjuar sa i njeh njerëzit që në sy. Kjo është aftësia e tij, nuk është se njihem unë shumë me të, sepse komunikimi im i fundit me Arjanin ka qenë që atë ditë që unë kam dal në lidhje Skype në program. Atë ditë Arjani më kuptoi, jo vetëm ai, por gjithë ata në studio. Ditën tjetër pastaj, u kthyen kundra se i detyroi autorja e programit dhe mua për këtë pjesë më ngeli pak hatri me Arjanin edhe që atë ditë nuk kam pasur më kontakt me Arjanin”, tha Hyseni.