• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Selia e shenjtë e Lulit dhe ëndrrat me gjak të Baba Takut

19:51 : 07/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Spartak Braho u shfaq sot, një ditë para protestës së thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ndërsa foli për skenarë dhune, gjakderdhje, vrasje. Madje shkoi deri atje sa i caktoi fatin edhe një deputeti, duke dhënë inicialet E. A, që të ruhej pasi mund të ishte viktimë.

Po po, vetë Baba Taku u shfaq si Baba Vanga, duke bërë një parashikim mbi atë që mund të ndodhte nesër në protestën e thirrur para selisë së PD-së, përmes të cilës do të detyrohet Lulzim Basha të dorëzojë zyrën dhe të çbunkerizojë partinë.

Taku është adapt për skenare, këtë rol ka pasur gjithmonë në historinë e tij politike, të cilës iu bashkua si një ish-hetues i diktaturës, por që kurrë nuk i kërkoi ndjesë viktimave të tij.

Pak orë pas Takut u shfaq Lulzim Basha që me një gjuhë ultimative paralajmëroi ata që i konsideroi agresorë, që do të merrnin përgjigjen e merituar. Luli nuk foli për viktima, por për dhunë, madje tha se dhunën do e ushtronin personat e inkriminuar që i qëndrojnë pranë Sali Berishës.

Lexo edhe:

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

U shfaq në një deklaratë, ashtu si në 9 shtator, kohë kur me zërin që i dridhej, dha lajmin e largimit të Berishës nga grupi parlamentar. Në atë kohë e lartësoi aq sa askush më parë nuk i kishte thurrur elozhe, dhe po ta zgjaste edhe pak atë deklaratë, mund të niste të mallkonte çdo zyrtar amerikan që e kishte shpallur “non grata” Berishën.
Sot, nuk e kishte atë ndjesi. Foli për një Berishë tjetër, që e meritonte “non grata-n” dhe që kishte mashtruar demokratët. Shkoi deri atje sa të deklaronte se ishte i gatshëm të dëgjonte kritikët dhe kundërshtarët, të reflektonte, por nuk kishte ndërmend të bënte pas në mbrojtjen e selisë.

Me pak fjalë, Basha sot shpalli si të shenjtë selinë, dhe jo ata që nesër mund ti zbarkojnë në oborr dhe në dyert e godinës. Ata nuk e ka problem t´i provokojë, as ti emërtojë të gënjyer e mashtruar, kriminelë e trafikantë. Janë të njëjtët që i përdori për jo pak, por për vite me rradhë në protestat kundër Edi Ramës, që u përleshën me policinë, që u helmuan me gazin e Lleshit të Ramës, që provuan dhunën e policëve të Ardi Veliut, dhe që nuk është çudi që nesër të kenë përballë të njëjtët policë të Gledis Nanos.

Basha foli me një gjuhë ultimative, por ishte i frikësuar! Ai e ka të qartë se nesër nuk do të ketë akte dhune, por i duhet të viktimizohet si politikani i dhunuar në sytë e diplomatëve, të të njëjtëve që sot i shpall si aleatë strategjikë, ndërsa dje se kishte problem as ti gënjente, as ti shpërfillte dhe as ti linte me letra në duar në selitë e tyre.

Ky është Luli, që deri më sot ka treguar se sa herë kërcënon dhe paralajmëron, dorëzohet. Kështu ka ndodhur sa herë ai ka lëshuar ultimatum, ka përcaktuar vijat e kuqe, madje duke përdorur edhe shprehjet “do kalojë mbi trupat tanë”, si në rastin e emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Në fakt Edi Rama, për të cilin Luli, lëshonte paralajmërimet dhe kërcënimet, nuk u tut, por realizoi me përpikmëri ato që kishte në plan, ndërsa paralajmëruesi në rastin më të mirë shuante çdo protestë, ndërsa në rastin më të keq, i linte ata që i karikonte vetë në mëshirën e policëve.

Deklaratat e sotme të Baba Takut dhe Lulzim Bashës, as më shumë dhe as më pak, të kujtojnë shprehjet dhe piskamat që lëshonte një ish-ministër i Qeverisë teknike të 1991, i mandatuar nga PD, që fliste për gjak, duar me gjak, vrasje, djegie. Në mos gaboj quhej Emin Musliu, në atë qeveri mbante postin e ministrit të Ndërtimit, dhe ne momentin që PD vendosi tërheqjen nga kabineti qeveritar, shpërtheu me paralajmërime të frikshme.

Gjithsesi ai humbi postin si ministër, por edhe karrierën politike, e cila i zgjati vetëm pak muaj. Baba Taku në anën tjetër e ka mbyllur karrierën politike, ndërsa Lulzim Basha po ecën në gjurmët e dy të parëve dhe çuditërisht, megjithëse shumë më i ri në moshë, shikon skenarë me dhunë, me përgjakje e të tjera si këto.

Në raste të tilla nuk bën punë as shprehja e Ilir Beqes “suksese në jetë”. Ndoshta, shkon më shumë “bëfsh gjumin e qetë”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

14:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025
AKTUALITET

REL: Migrantët kinezë zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën e Ballkanit për të arritur në BE

14:21 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
Para
A soldier carries the NATO flag during German Minister of Defence Ursula von der Leyen's visit to German troops deployed as part of NATO enhanced Forward Presence (eFP) battle group in Rukla military base, Lithuania February 4, 2019. REUTERS/Ints Kalnins

Ministrat e NATO-s me qëndrim të përbashkët lidhur me agresionin rus

TË GJITHA

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

14:37 : 12/11/2025

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025

REL: Migrantët kinezë zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën e Ballkanit për të arritur në BE

14:21 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com