• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafaj këshillon Berishën për protestën: Mos bjer në kurthin e Bashës

23:33 : 07/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Besnik Mustafaj i ka ka bërë thirrje Sali Berishës të shmangë dhunën dhe të mos bjerë në kurthin e Lulzim Bashës ne protesten e lajmeruar diten e neserme.

Shkrimi i Besnik Mustafaj

Prej disa ditësh, herë me shqetësim e herë me përçmin flitet për blindimin e dyerve si dhe të dritareve të katit të parë të selisë së Partisë Demokratike. Po ashtu është folur, madje edhe nga njerëz publikë, për ngujimin brenda kësaj selie të një çete njerëzish të armatosur, të paidentifikuar, shkurt fjala, të rrezikshëm.

Gjatë orëve të fundit, nëpër rrjetet sociale, mandej edhe nëpër mediat televizive kombëtare, u shpërnda një numër i bollshëm fotografish dhe videosh jozyrtare nga mjediset e brendshme të kësaj selie, ku shihet qartë se të gjitha këto thashetheme ishin krejt të vërteta. Dyert janë blinduar ashtu si dhe çeta e njerëzve me kapuçonë të zinj të paktën deri të enjten në mbrëmje vonë ishin aty brenda. Vetëm armët e tyre nuk i pamë. Ma merr mendja se kanë qenë të shumtë ata, që nuk i kanë besuar këto fjalë përsa kohë nuk kishin parë fotografitë dhe videot. Unë kam qenë njëri prej tyre. Sado që e vrisja mendjen, nuk i gjeja një kuptim politik një veprimi të tillë.

Por nuk i gjeja as ndonjë përligjje njerëzore një veprimi të tillë. Fakt është se lajmërimi i dërguar në protokollin e Partisë Demokratike nga Komisioni për Rithemelimin e PD – së për të liruar selinë deri më 5 janar kishte njëfarë toni ultimativ. Por, as në tekstin e asaj shkrese, të cilën e kam lexuar me vëmendje dhe as në deklarimet publike të anëtarëve të këtij Komisioni, përfshirë këtu edhe Berishën, nuk kam vënë re ndonjë shenjë kërcënimi, qoftë edhe të tërthortë, për integritetin fizik të Lulzim Bashës apo të ndërtesës së selisë. Por edhe sikur të kishte kërcënime të kësaj natyre, Basha është me ligj nën mbrojtjen e Gardës së Republikës.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Po atëherë nga farë ka frikë ai? Çfarë synon të mbrojë kështu? Profesor Artan Fuga e quajti “çmenduri”. Edhe vetë Berisha, një fortifikim të tillë nga brenda të ndërtesës, e cila shërben si seli e Partisë Demokratike, e quajti “shprehje të një njeriu me çrregullime mendore”. Parë nga ana psikologjike, siç e sheh një profesor apo nga pikëpamja patologjike, seç e sheh një mjek, ndoshta të dy kanë të drejtë. Duke parë rezultatin, unë për veten time do të thosha se Lulëzim Basha po sillet sikur po mbron një fetish.

Me dashjen apo pa dashjen e tij, ai po ia del të mbjellë më së pari te demokratët, por edhe në mbarë opinionin publik perceptimin e selisë së partisë si një fetish. Një situatë e tillë çon në vërshimin e emocioneve duke mbytur arsyen. Shumë antropologë europianë, që po zbulonin Afrikën e kolonizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, përshkruajnë përplasje të përgjakshme midis bashkësive vendore në atë, që ata e quajnë “lufta e fetisheve”.

Basha duket se është përfshirë plotësisht në këtë lloj “lufte”. Gjithçka bën ai me grushtin e mbështetësve të vet ka tharmin e provokimit për ta tërhequr edhe kundërshtarin në këtë fushë të minuar. Mua, të paktën, kështu më duket. Shpresa ime është që Komisioni për Rithemelimin e Partisë, personalisht Berisha dhe moria e demokratëve të zgjuar, të mos bien në këtë kurth. Nuk ka asnjë arsye që ata ta shohin selinë e partisë, domethënë dhe marrjen e saj, si një fetish. Ata janë në valën e ngritur të një procesi mirëfilli politik.

Ata sigurisht që kanë plotësisht të drejtë kur selinë e partisë së tyre e shohin si një simbol. Pra, kanë plotësisht të drejtë kur e kërkojnë. Por rëndësia e simbolit është aq sa është. Kuvendi i 11 dhjetorit me vendimet që mori e realativizon shumë rëndësinë e simbolit duke vendosur në qendër legjitimitetin. Protesta e 8 janarit në oborrin e selisë, shpresoj unë, do të shërbejë vetëm si një rast kuptimplotë, ku mijëra anëtarë të Partisë Demokratike do t’i tregojnë edhe një herë Bashës se ai e ka humbur përfundimisht legjitimitetin dhe se, pa demokratët, zyra ku është fortifikuar nuk ka asnjë vlerë politike. Legjitimitetin nuk ta jep ndërtesa, kjo dihet.

Me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit si dhe me referendumin e 18 dhjetorit, i cili vulosi njërin nga më të rëndësishmit e këtyre vendimeve, legjitimiteti ka kaluar tërësisht në anën e Komisionit për Rithemelimin e Partisë. Ne, demokratët, presim që ky Komision të vazhdojë me dinamikë të lartë zbatimin e këtyre vendimeve, pa humbur kohë dhe energji nëpër beteja simbolike, të cilat në fund të fundit shërbejnë vetëm për të ushqyer kureshtjen e një publiku të caktuar. Po mbushet muaji nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe ky komision ka një bilanc fort të varfër.

Për shembull: ne ende nuk kemi një kalendar të punëve, që presin të kryhen gjate nëntë javëve të ardhshme. Më kryesorja e këtyre punëve është pa dyshim fushata zgjedhore në Parti, e cila duhet të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri. Kështu, legjitimiteti i përkohshëm i Komisionit do të kalojë në instancat e vërteta politike, të cilat do ta çojnë Partinë Demokratike në lartësinë e dëshiruar për rolin e saj përpara shoqërisë shqiptare dhe kombit.

Ky komision duhej të na kishte treguar tashmë se ka një kuptim të ndërtuar dejtë për rithemelimin e partisë, i cili është një koncept thellësisht politik, i provuar herë me sukses e herë jo te shumë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Europiane, por krejt i ri për historinë politike shqiptare të pluralizmit demokratik. Pra, ky komision ka përpara një punë fort komplekse dhe shumë të madhe, madje të jashtëzakonshme, e cila nuk duhet lejuar kurrsesi të katandiset në një zëvendësim të thjeshtë njerëzish në krye të strukturave vendore apo qendrore të partisë.

Ndryshimet e kryera në statut gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit e kanë çelur mirë rrugën për rithemelimin. Tani e deri më 22 mars është një periudhë e shkurtër për ta bërë realitet këtë rithemelim. Fushata e zgjedhjeve është rasti i përshtatshëm për të shpalosur sa më shumë alternativa programore përmes debatit ideologjik, politik e organizativ, që do të udhëhiqet natyrshëm nga kandidatët, sado që ne nuk i njohim ende këta kandidatë.

Vetëm përmes aksionit politik, të drejtuar nga ky Komision, Partia Demokratike do ta shmangë kurthin e fetishizimit të selisë. E përsëris: do mbajtur mirë parasysh se ndërtesa nuk mishëron në vetvetë asnjë legjitimitet. Legjitimitetin e mishërojnë njerëzit e mandatuar nga Kuvendi i Partisë, siç ndodhi për bukuri më 11 dhjetor. Në vazhdim, çlirimi i selisë do të vijë natyrshëm pak nga pak. Fetishi, që po përpiqet të ngrejë Lulzim Basha, nuk çon larg.

Protesta e 8 janarit ka aq rëndësi sa ç’i takon. Unë besoj se e kam kuptuar drejt Berishën kur thotë se do të jetë një protestë paqësore. Vetëm duke qenë paqësore ajo e merr rëndësinë e saj. Çdo përplasje e dhunshme do të ishte vetëm e dëmshme për të gjithë demokratët dhe do t’i shërbente qëllimit absurd të fetishit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

“Koha për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin po mbaron”

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com