• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plagosi Klevis Gjinin/ Prokuroria kërkon arrestimin e ‘Darit’ të Elbasanit

19:44 : 06/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e Hajdar Bakos, një prej emrave shumë të përfolur në botën e krimit në këtë qytet, i cili njihet shkurt me emrin “Dari i Elbasanit”.

Kërkesa për arrestimin e Hajdar Bakos, është depozituar në gjykatë e këtij qyteti nga prokurori i ekzekutimeve të vendimeve penale, Mustafa Turku.

Ndërsa pritet që në datën 17 janar 2022, gjyqtari Taulant Tafa, të vendosë ose jo miratimin e kërkesës së prokurorit për zëvendësimin e masës së dënimit, nga shërbim prove në vuajtjen e dënimit me burg.

Kjo do sillte dhe nxjerjen më pas të një urdhëri arresti ndërkombëtar, për Hajdar Bakon, i cili bën një jetë mes Spanjës, Italisë dhe Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se Hajdar Bako, prej 11 muaj me rradhë i është shmangur detyrimit ligjor, për të mbajtur kontakt me shërbimin e provës në Elbasan.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

Kjo pasi në vitin 2017, me kërkesë të prokurorit, Xhelian Seferi, Bako u dënua me 4 vite burgim për “Plagosje të rëndë me dashje” në dëm të Klevis Gjinit, ngjarje kjo e ndodhur në 7 prill 2017 në ambjentet e restorant “Dervishaj”.

Veç kësaj akuze, Bako u dënua dhe për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Futje e mbajtje të dy telefonave në ambjentet ku ishte izuluar me vendim gjykate”.

Por dënimi me 4 vjet burgim për tre akuza, u pezullua nga gjyqtari Taulant Tafa, duke vendosur që Bako të mbante kontakte për një periudhë 4 vjeçare me shërbimin e provës.

Teksa ka dalë nga burgu në fund të 2017, Bakok ka mbajtur kontakte me shërbimin e provës, duke u paraqitur një herë në dy muaj ose tre muaj.

Në pjesën më të madhe të rasteve të paraqitjes ai vinte nga jashtë. Ndërsa sipas dosjes së paraqitur në gjykatën e Elbasanit, Hajdar Bako, për herë të fundit që ka hyrë nga Rinasi në Shqipëri dhe është paraqitur në shërbimin e provës, është data 6 shkurt 2021.

Mësohet se sapo ka firmosur dokumentin që vërteton paraqitjen e tij, Hajdar Bako, është larguar sërisht nga Rinasi, dhe besohet se qëndron në Dubai.

Që prej kësaj date e deri më sot, “Dari i Elbasanit” nuk ka kryer asnjë vizitë tjetër pranë shërbimit të provës. Tashmë pritet vendimarja e gjyqtarit Taulant Tafa, për të bërë shpalljen në kërkim të Hajdar Bakos, me qëllim arrestimin dhe vuajtjen e dënimit të mbetur që përllogaritet diku tek 3 vite burgim.

Kush është Hajdar Bako, jeta mes Dubait e Elbasanit

Hajdar Bako njihet në Elbasan dhe me mbiemrat Çopja dhe Hysa. Ndërsa së bashku me dy vëllezërit e tij, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, ka dyshime të forta se drejtojnë një grup kriminal që ka si aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në disa shtete të Europës. Bako thirret ndryshe si “Dari i Elbasanit”, ndërsa jeton në Dubai, ku vizitën e fundit në Shqipëri e ka pasur në 6 shkurt 2021.

Sipas dosjes hetimore Hajdar Bako, rezulton i dënuar pasi në 7 prill 2017, si pasojë e një shkëmbimi zjarri ka plagosur rëndë, Klevis Gjinin.

Të dyja palët kanë qënë të armatosur dhe në total është qëlluar 16 plumba me pistoletë në ambjentet e restorant “Dervishaj”.

Në këtë përplasje me armë, Hajdar Bako alias Copja ka qënë i shoqëruar me vëllain e tij, Franc Copja. Të dy së bashku janë konfliktuar dhe dy vëllezërit Klevis dhe Alfred Gjini si dhe me djalin e xhaxhait të tyre, Emiljano Gjini.

Fillimisht mes pesë persona ka nisur një konflikt verbal, më pas ka vijuar me goditje fizike, duke u pasuar me përdorimin e armëve.

Si pasojë e kësaj përleshje fizike dhe me armë, kanë mbetur të plagosur Klevis Gjini, Hajdar Bako dhe Emiljano Gjini.

Klevisi është arrestuar nga prokuroria për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Hajdar Bakos, ndërsa ky i fundit është arrestuar për plagosjen e rëndë ndaj Klevis Gjinit./ oranews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

17:04 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kush është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:39 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vdes gjyqtari që u qëllua me armë zjarri te Gjykata e Apelit

16:15 : 06/10/2025
Para

RENEA aksion “blic” në Elbasan, kontrolle në lokale e banesa

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

17:04 : 06/10/2025

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025

Kush është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:39 : 06/10/2025

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025

Vdes gjyqtari që u qëllua me armë zjarri te Gjykata e Apelit

16:15 : 06/10/2025

I shtrirë përtokë përpara gjykatës së Apelit, pamjet pas plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:12 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com