• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot 31 vjetori i fjalës së lirë, dalja e numrit të parë të RD

13:47 : 05/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Sali Berisha

5 janari i vitit 1991 është për ne shqiptarët dita e fjalës së lirë. Si sot 31 vjet më parë u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së fjalës së lirë dhe mendimit të lirë pas pothuaj gjysmë shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste.

Në dallim nga vendet e tjera ish-komuniste në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqipërinë Hoxhiste, e shpallur me Kushtetutë si shteti i diktaturës së proletariatit, fjala e lirë gjer në vitin 1990 po të dilte nga goja, ndëshkohej sipas nenit famëkeq 55 me shumë vite burg.

Kurse, për një trakt të shtypur, autori dënohej dekada burg e madje dhe pushkatim!

Në Shqipëri, pa mohuar një ndikim skajor të glasnostit të Gorbaçovit, pluralizmi i vërtetë i mendimit dhe pluralizmi politik lindën si binjakë të Lëvizjes Studentore – revolucionit demokratik të Dhjetorit 1990.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Kështu, fill pas themelimit të PD-së, Komisioni i saj Nismëtar në njërën nga mbledhjet më të para të tij, në një vendim historik vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike” si gazetë e fjalës së lirë, organ i Partisë Demokratike, si dhe miratoi bordin drejtues të përbërë nga gazetarë, publicistë, shkrimtarë, intelektualë të shquar.

Krahas tyre, një grup studentësh aktivë në Lëvizjen e Dhjetorit do të nisnin punën në ekipin e gazetës si dhe intelektualë të shquar të fushave të ndryshme të Tiranës do të ishin bashkëpunëtorë të saj.

Rilindja Demokratike lindi me një mision të madh:

– Si Zë i së vërtetës në mbretërinë e mashtrimit,

– Si Rreze drite në hapësirën e errësirës gjysmë shekullore

– Si Zëdhënëse e fjalës së lirë, anti-censurës por edhe e revolucionit demokratik antikomunist të viteve 1990

– Si Zëdhënëse e interesit dhe çështjes kombëtare, gjer atëherë të tradhtuar

– Si Themeluese e shtypit të lirë, mësonjëtore e tij.

Numrin e saj të parë e pritëm si në ekstazë, në një natë të bardhë, pothuaj si një mesazh gjysmë hyjnor. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar si ylli polar i Partisë Demokratike, tregut të lirë dhe kronikat e Lëvizjes Studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtaritë në Tiranë dhe rrethe të Partisë Demokratike.

Fryma e hapur, guximi i ekipit të saj, përmbajtja, vërtetësia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysmë shekullore e shqiptarëve për fjalën e lirë e bënë Rilindjen Demokratike që në numrat e parë, organ të të vërtetave të ndaluara, të mendimit të lirë, gazetën më të fuqishme, më të lexuar në tërë historinë e shtypit shqiptar.

Në javët dhe muajt në vazhdim, Rilindja Demokratike si një akullthyese do të eksploronte dhe thyente me sukses “akujt” në të gjitha labirintet e territoret e ndaluara të psikologjisë së shoqërisë më moniste të Europës duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabutë që i mbanin të pushtuara.

Gazeta, që në numrat e parë, përballoi me sukses armiqësinë e egër të Partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj “Zëri i Popullit”.

Duke qëndruar zëdhënëse e revolucionit demokratik e antikomunist të viteve ’90, ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve të pamerituara partiake për të qëndruar besnike e misionit të saj kryesor, zëdhënëse e fjalës së lirë, zëdhënëse e të vërtetës.

Ajo, me gjithë presionin dhe përpjekjet e muajve të fundit për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë dhe asaj, vjen sot në 31-vjetorin e saj përsëri si organ i së vërtetës, transparencës, anti-Mafies, që përballet me vendosmëri dhe guxim me pushtetin më të korruptuar, më të inkriminuar në Europë, me qeverinë e tij organizatë e vërtetë kriminale.

Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh, mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë atyre që themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot, “Rilindjen Demokratike”, si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të fjalës dhe mendimit të lirë. Gëzuar!

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Publikohet afati i fundit për kreditë e buta, ja kriteret për përfituesit

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com