• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensionet vijojnë/ Basha blindoi dyer në PD, Komisioni i Rithemelimit njofton protestë para selisë

12:45 : 04/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka njoftuar protestë para PD-së pas vendosjes së dyerve të blinduara në selinë qendrore.

Sipas njoftimit të komisionit, protesta do të mbahet të Shtunën e 8 Janarit në mesditë para selisë së PD-së. “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, është slogani i protestës.

Reagimi i Komisionit

Më herët, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD deklaroi se “nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbaje peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”.

Lexo edhe:

“Rithemelimi”mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat për Kryesinë e PD-së

Rithemelimi kallëzon kryetarin e Gjykatës së Tiranës

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.  Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ’90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.  Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhet në njoftim.

Përgjigja e Bashës

Pas deklaratës së komisionit, reagoi zyra e shtypit pranë Lulzim Bashës, duke njoftuar se punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë.

Më tej në reagim, thuhet se selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.

“Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista”, është reagimi i plotë.

Komisioni i Rithemelimit – Bashës: S’ka bunker, bravë apo shul që do mund të pengojë vullnetin e demokratëve

Floriana Garo, Drejtore e komunikimit në Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të PD ka reaguar pas deklaratave të zyrës së shtypit pranë Lulzim Bashës. Ajo thotë se “ne pak dite Shqiperia dhe Partia Demokratike do te ndahen nga opozita e deshtuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Braves”.

“Nuk ka bunker, brave apo shul qe do mund te pengoje vullnetin e demokrateve per t’a cliruar opoziten nga pazaret dhe pengjet”, shton Garo.

Në reagimin e saj, Floriana Garo shprehet:

Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i perbuzur nga demokratet deklaratat e tij ngjasojne gjithnje e me shume si dy pika uji me ato te deputetit Balla qe eshte dhe interlokutori i tij ne PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere!

Por ne cdo rast ai mbetet nje version qesharak i pengmarresit te tij. Ne 8 vjet nderkohe qe Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve per pazare me Ramen, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare askend te luftoje dhe denoncoje narkoshtetin, narkotrafikantet dhe krimin e organizuar me shume se Sali Berisha! Akoma me qesharake vjen akuza per pastrim parash kur ne fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht per pastrim parash eshte vete Lulzim Brava per pagesa deri ne 800 mije dollare! Eshte kjo dosje bashke me Toyota Yaris te cilet e kane lene peng te Edi Rama! Eshte mega afera e Portit te Durresit pazar-karremi qe e ben ti ku dervihet vullnetit te demokrateve.

Sa per takimin e shoqates Basha- Bardhi, nuk ka Gaztor qe mund te shpjegoje se si ne nje salle me 1950 karrike qenkan ulur 5004 delegate! Ne fakt kjo eshte dhe nje nga aresyet perse shqiptaret nuk kane asnje besim qe voten e tyre te lire mund ta garantoje dikush qe genjen dhe manipulon me ze dhe figure voten e demokrateve!

Por ne pak dite Shqiperia dhe Partia Demokratike do te ndahen nga opozita e deshtuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Braves! Nuk ka bunker, brave apo shul qe do mund te pengoje vullnetin e demokrateve per t’a cliruar opoziten nga pazaret dhe pengjet!

Komisioni i Rithemelimit paralajmëroi protestë para PD/ Reagon Basha

Lulzim Basha ka reaguar pasi Komisioni i Rithemelimit të PD paralajmëroi protestë të Shtunën para selisë së PD.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha në Twitter.

Etiketa: komisioni i rithemelimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rithemelimi”mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat për Kryesinë e PD-së

13:25 : 27/05/2022
AKTUALITET

Rithemelimi kallëzon kryetarin e Gjykatës së Tiranës

14:57 : 19/05/2022
AKTUALITET

Platforma e Alibeajt për Presidentin, Komisioni i Rithemelimit: Një deputet i veçantë s’mund të flasë në emër të PD-së

10:25 : 09/05/2022
AKTUALITET

Nesër mblidhet Komisioni i Rithemelimit, Bardhi: Berisha do të ndërtojë parti personale

19:29 : 29/04/2022
AKTUALITET

Shehu kërkon datë për mocionin për Ukrainën: Nëse nuk veproni do i drejtohemi Kushtetueses

10:44 : 24/03/2022
AKTUALITET

Dokumenti/ Komisioni i Rithemelimit liston kriteret: Ja si do të zgjidhen kryetarët e degëve të PD, kryesia dhe delegatët

11:47 : 18/03/2022
Para

Luan Daci: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument zyrtar, do ti drejtohem Gjykatës së Lartë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025

Më shumë vota të numëruara se sa në total/ Celibashi: Dërgesat nuk janë bërë në mënyrën e duhur

22:14 : 18/05/2025

Mbi 20 viktima nga tornadot në Missouri dhe Kentucky, mijëra të tjerë mbeten pa energji

22:05 : 18/05/2025

Barcelona humb në shtëpi, fitojnë Real dhe Atletico Madrid

22:04 : 18/05/2025

Ja rastet kur hudhra nuk duhet përdorur si kurë

21:54 : 18/05/2025

Inteligjenca ukrainase: Rusia po bëhet gati të lëshojë raketë ndërkontinentale

21:50 : 18/05/2025

Turi i Trump në Gjirin Persik ndryshon hartën diplomatike të Lindjes së Mesme

21:40 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com