• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandedmia/ Më pak raste dhe viktima në Shqipëri gjatë dhjetorit

07:58 : 04/01/2022
në AKTUALITET, SHENDETI

Në Shqipëri, dhjetori rregjistroi një rënie si të rasteve të reja ashtu dhe të viktimave nga Covid 19. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se përgjatë gjithë muajit pati 10.533 të infektuar, niveli më i ulët që pas muajit korrik. Krahasuar me muajin nëntor, bëhet fjalë për një rënie me 28.3 përqind. Mesatarja ditore ishte me 339 të prekur.

Tkurrja e rasteve të reja, ka ardhur ndërkohë që testimet u rritën lehtë me 3.6 përqind, duke u ngjitur në kuotën e 90.540 tamponëve, ose mesatarisht 2920 testime në ditë. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 11.6 përqind, ose 5.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Gjatë muajit dhjetor u konfirmuan dhe dy rastet e para të variantit Omicron.

Edhe rastet e vdekjeve shënuan një rënie të ndjeshme. Në total gjatë muajit të kaluar u shënuan 117 viktima, ose 31.2 përqind më pak se në muajin nëntor. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të katër muajve të fundit. Numri më i lartë i jetëve të humbura u rregjistrua në javën e tretë (14-20 dhjetor) me 32 viktima, ndërsa data 15 dhjetor, ishte dita me më shumë vdekje, 8 qytetarë që kishin humbur jetën.

Në spitale situata erdhi gjithashtu duke u përmirësuar. Ndërsa në 30 nëntor ishin 169 pacientë nga të cilët 15 në terapi intensive, në ditën e fundit të dhjetorit të shtruar kishte 90 persona nga të cilët 10 në gjendje kritike.

Lexo edhe:

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

Në fund të muajit të kaluar, në të gjithë vendin ishin 6419 raste ende aktive, ose 275 më pak krahasuar me fundin e nëntorit.

Edhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2020, situata është po ashtu më e mirë, me 9 mijë raste e 247 vdekje më pak. Një vit më parë, pozitiviteti ishte në kuota tejet shqetësuese, në 27.3 përqind. Edhe rastet aktive janë më shumë se tre herë më pak. Në fund të dhjetorit 2020 , kishte 23.448 persona që rezultonin ende të prekur nga virusi.

Por ditët e fundit të muajit të kaluar dhe ato të fillimit të janarit, duket se po tregojnë një tendencë përkeqësimi. Gjatë javës së fundit (28 dhjetor-3 janar) rastet e reja kërcyen me 68.8 përqind më shumë duke kapur shifrën e 3343 të infektuarve. Një pjesë e rritjes i detyrohet dhe faktit se testimet po ashtu ishin më të shumta, +21.9 përqind. Por megjithatë, nivelit më i lartë i pozitivitetit, +3.5 pikë përqindje më shumë, duke kapur nivelin e 12.5 përqind, dëshmon një panoramë që nuk i përgjigjet ecurisë së javëve të fundit.

Në tre ditët e fundit po ashtu është vënë re dhe një përkeqësim i lehtë situatës në spitale, ku nga data 31 dhjetor deri 3 janar, ka 20 pacientë më shumë, ose 110 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje kritike. Në të kundërt, gjatë javës së fundit numri i vdekjeve ra në një total prej 21 viktimash, nga 29 jetë të humbura në javën pararendëse.

/Voa/

Etiketa: pandemia

Lajme të lidhura

BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
AKTUALITET

SPAK nis hetimet për Manastirliun, u padit nga Vokshi për tenderat sekret në kohën e Covid

12:45 : 18/06/2024
BOTA

Ministrja italiane e Turizmit nën hetim për mashtrim me fondet për pandeminë

21:54 : 03/05/2024
BOTA

Pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga virusi i gripit

19:07 : 21/04/2024
AKTUALITET

Pandemia dhe Euro “sëmurin” bimët mjekësore, 30% ekompanive në prag falimenti

08:46 : 06/01/2024
Para

Masat e reja/ Këto janë kategoritë që duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com