• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e 119 kg kokainë/ Nga intenerari te “prita” e maskave. Detaje

11:28 : 04/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Zbardhen detaje nga dosja e sekuestrimit të 119 kg kokainë brenda pakove me banana të të kompanisë  Zico Sh A në zonën e Vaqarit në Tiranë. Droga është zbuluar pas telefonatës së bërë më 30 dhjetor nga administratori i kompanisë së bananeve, duke vënë në dijeni strukturat e shtetit për këtë linjë trafiku të kokainës.

Ka qenë pronari i kompanisë Trifon Murataj ai i cili ka telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Kjo telefonatë sipas dosjes me dëshmitë, ka ardhur pasi administratori i kompanisë Marson Murataj ka folur me pronarin duke i  treguar si ka ndodhur ngjarja, referuar tregimit të shoferëve të firmës që po transportonin kontejnerin, Hasan Saliaj dhe Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit, Hasan Salihu, ka treguar përballë hetuesve se më 28 dhjetor kishte shkuar në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane për llogari të firmës “Ziço Sh.a”. Në kthim drejt kryeqytetit, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Romanat, 4 persona që u prezantuan si punonjës policisë, i prenë rrugën dhe ushtruan kontroll në kamionin me banane.

Kur u larguan e kërcënuan që mos tregonte asgjë. Salihu ka deklaruar se pas kësaj ka vërejtur kutitë me banane që ishin të çrregullta si dhe gomat e mjetit ishin të rëna dhe për këtë kërkoi ndihmën e kolegut, Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr. Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë. Nano ia ka kaluar çështjen drejtorit të policisë kriminale Tonin Vocaj, i cili ka marrë në telefon shoferin e kompanisë për ti sqaruar ngjarjen. Të nesërmen punonjësit e policisë kanë zbarkuar në magazinat e kompanisë në Vaqarr.

Lexo edhe:

Nga bananet tek patatet, njihuni me ushqimet e shëndetshme që mbajnë trupin në formë

Vinte nga Ekuadori/ Kapet kokainë në portin e Selanikut, ishte fshehur në kontejnerin me banane

Si u zbulua droga në kompani

Me pas punonjësit e  policisë kanë vazhduar me procedurat e tyre kqyrje etj. Gjatë shkarkimit të arkave punonjësit kanë vërjetur se disa prej tyre ishin më të rënda. Punonjesit e policisë ndërhynë dhe panë që poshtë shtatë arkave ishin disa pako drejtëkëndëshe me kokainë.

“Unë Artur Leka, Oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 293 të K.Pr.Penale, me këtë akt i referoj Prokurorit te Prokurorise Prane Gjykates se Shkallës së Parë Tiranë, se me date 31.12.2021, në ambientet kompanise ZICO SHA, e cila ndodhet në Vaqarr, Tirane, është gjetur një sasi lende narkotike e llojit kokainë. Pas njoftimit të marre nga punonjës të kompanisë ZICO SHA, e cila ndodhet né Vaqarr, Tirane, më date 30.12.2021, rreth orës 10.30, është shkuar në ambientet e magazinsve të kësaj kompanie, ku është konstatuar një automjet kamion me targe AA126RE, i cili kishte të  ngarkuar arka bananeah në kontenjerin i cili u gjend i hapur dhe jashtë këtij kontenjeri ishin dhe 4 paleta me arka bananesh sipër, të cilat ishin shkarkuar nga ky kontenjer dhe ishin në ambjentet e magazines së firmes ZICO SHA.

Gjatë kontrollit të ushtruar arkat e bananeve të këtij kontenjeri u konstatuan poshtë bananeve ne shtatë arka bananesh, pako ne forme drejtkendeshi të mbéshjella me natriban transparent poshtë të cilit ka qese ngjyre jeshile, brenda te cilave ka material pluhur te ngurtesuar, me të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike kokainë. Pasi u numëruan pakot me lëndë të dyshuar narkotike renultuan 100 pako. Pakot u futen nga ana jone në qese provash”, tha thënë oficeri.

Në total në kontejner janë gjetur 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako. Pavarësisht se denoncimi u bë nga vetë kompania  një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

Nisja nga Ekuadori

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane. Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës.

/abcnews.al/

Etiketa: banane

Lajme të lidhura

SHENDETI

Nga bananet tek patatet, njihuni me ushqimet e shëndetshme që mbajnë trupin në formë

22:53 : 25/03/2025
AKTUALITET

Vinte nga Ekuadori/ Kapet kokainë në portin e Selanikut, ishte fshehur në kontejnerin me banane

15:29 : 25/01/2025
SHENDETI

E pjekur apo e papjekur? Ja cila banane është më e mirë për shëndetin

21:13 : 06/01/2025
BOTA

Të fshehura në banane, sekuestrohen 9.5 ton kokainë në Republikën Domenikane

16:33 : 07/12/2024
BOTA

VIDEO/ Sekuestrohen 13 ton kokainë në Spanjë, ishte nisur nga Ekuadori në kontejner me banane

18:06 : 06/11/2024
AKTUALITET

Identifikohen tre shqiptarë, po nxirrnin 40 kg kokainë nga kontejneri me banane

21:01 : 03/11/2024
Para

Rëndohet situata në Kosovë, trefishohen rastet pozitive me Covid-19

TË GJITHA

Njëri përgatiste dozat, tjetri i shiste në qytet/ Dy të arrestuar për drogë në Korçë (EMRAT)

10:38 : 30/05/2025

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

10:28 : 30/05/2025

EMRI/ Arrestohet hajduti serial i banesave në Kavajë

10:27 : 30/05/2025

Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën

10:21 : 30/05/2025

OKB/ SHBA: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

10:12 : 30/05/2025

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Baza e grupit ishte në Burrel, pistoletat shiteshin deri në 2500 €

10:10 : 30/05/2025

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com