• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po e humbasim arsyen në vitin e dytë të pandemisë

09:39 : 31/12/2021
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Sulme ndaj politikanëve që bëjnë thirrje për vaksinim, nervozizëm kudo. Po e humbasim arsyen në vitin e dytë të pandemisë? E pse nuk dëgjohet zëri i të arsyeshmëve? Reflektim mbi një vit turbulent nga Jens Thurau.

Nga Deutsche Welle

Dy vëzhgime nga një vit që na bëri të ngremë dyshime mbi arsyen tonë e të të tjerëve.

I pari: Në radhë para një qendre testimi. Unë, (i vaksinuar) pas një burri të zemëruar (sipas vetë atij i pavaksinuar) dhe bashkëshortes së tij. Prej tij dëgjohen copëza fjalish si nga një film i keq. Bëhet fjalë për diktatoren, Angela Merkel, për lirinë, efektet anësore të vaksinave, për të cilat heshtet, (nga kush nuk thuhet). Gruaja e tij shikon radhën ndërkohë dhe verifikon reagimet. “Por këtë nuk të lejohet ta thuash”, përsërit ajo herë pa here, megjithëse askush tjetër nuk flet veç bashkëshortit të saj. Në radhë disa shohin të vënë në siklet, disa të tjerë tundin kokën me miratim. Një atmosferë shenjtërie serioze, sikur të bëhet fjalë për luftën e paqen dhe jo luftimin e pandemisë.

Vëzhgimi i dytë: Dy femra shofere grinden për një vendparkimi. Gratë zbresin nga makinat dhe fyjnë rëndë njëra-tjetrën, gati për t’u kacafytur. Njerëzit që e shohin këtë vazhdojnë udhën e tyre pa e vrarë mendjen. Duket se janë mësuar me skena të tilla. Mirëserdhët në Gjermaninë e viteve 20-të.

Lexo edhe:

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

Liria ime si vlerë absolute

Çfarë kanë të bëjnë këto me njëra-tjetrën? Ndryshe: A janë të vaksinuara gratë që grinden për vendparkimin apo është burri në radhën e qendrës së testimit një shofer i pasjellshëm? Sido që të jetë, të dyja rastet janë shprehje e të njëjtit qëndrim: Unë jam këtu, kam një problem, dhe të tjerët nuk kanë të drejtë as të më kundërshtojnë. Unë jam i gatshëm ta arrij me sforco e me egoizëm atë që dua. Në çdo kohë. Liria ime është një vlerë absolute. Detyrimet vijnë më së shumti nga shteti dhe janë të paturpshme, më kufizojnë- Shteti, më së pari, përbëhet nga politikanë të korruptuar dhe burokraci.

Kështu nuk mendojnë të gjithë gjermanët, e di. Por gjithnjë e më shumë. Dhe shumica hesht, sepse neveritet nga mënyra se si zhvillohet grindja. A nuk flet më me B. Bërtitet, dyshohet dhe akuzohet. Në të vërtetë njerëzve kjo nuk u pëlqen. Më poshtë po përpiqem të jap tre shpjegime, e sigurisht nuk merr fund këtu lista.

Ekonomia dhe bota e punës

Prej vitesh njerëzit edhe në Gjermani jetojnë në një turbo-kapitalizëm të pafrenuar global dhe nuk e kanë të lehtë me digjitalizimin krahasuar me vendet më të vogla. Shumë njerëz ndjehen thjesht të mbingarkuar dhe reagojnë në përditshmëri me nervozizëm. Shtetin me kornizën e tij zbutëse në rastin më të mirë dhe rrjetet sociale të tij shumë vetë i shohin si të pafuqishme. Kur ka pasur vërtet një reformë të vërtetë pensionesh dhe tatimesh? Ne ecim aq sa shohim përpara por me shpejtësi.

Vetëm dy herë në dekadat e fundit të dyja partitë që kanë ofruar në Gjermani deri më tani kancelarët kanë kryer reforma të vërteta apo kanë bërë ndryshime. Në fillim të mijëvjeçarit, kur Gerhard Schröder i SPD-së me axhendën e tij sociale e të tregut të punës, më pas në vitin 2015 kancelarja Merkel me pranimin e qindra mijëra refugjatëve. Në të dyja rastet të dyja partitë humbën zgjedhës. Zelli për reforma në politikë kuptohet që është i kufizuar.

Liri dhe përgjegjësi, të drejta e detyrime

“Diçka si shoqëria nuk ekziston”, ka thënë para shumë vitesh ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher. Që do të thotë: Ka vetëm subjekte veprues të veçuar, gjithkush përpiqet të sigurojë më të mirën për vete. Kjo ka qenë për një kohë të gjatë deviza në shumë vende, edhe në Gjermani. Sot del si fatale, që të dyja partitë e mëdha, socialdemokratët e kristiandemokratët nuk i kanë vendosur një gjë si kundërpeshë kësaj. Edhe tek ata majtas qendrës, tek Të Gjelbrit në vitet e fillimit të tyre flitej shumë për zhvillimin personal, çlirimin nga diktatet shoqërore, dhe pak për unitet, besueshmëri, detyrime. Kjo tingëllonte filistine apo jo?

Por tani kemi probleme emergjente globale, që mund të zgjidhen vetëm me veprimin e shoqërive në unitet: pandemia, klima. Që do të thotë liri me përgjegjësi, pra tek të drejtat bëjnë pjesë edhe detyrimet, por këto nuk mund të na rikthehen tani kaq shpejt.

Premtimi i pambajtur për mirëqenie

Për dekada në perëndim e më vonë edhe në lindje sundonte narrativi: Fëmijët e tu në këtë vend do ta kenë më mirë se ti, mjafton të përpiqen. Për një kohë të gjatë kjo funksionoi dhe kishte një forcë të madhe tërheqëse. Sot pamja është më e diferencuar. Shtresa e mesme në masë të madhe e ka humbur besimin, se kjo vlen ende. Në skajet shoqërore ky narrativ ndërkohë është deformuar. Aty ka zënë vend ekstremizmi. Edhe këtu gjen agresivitet, nervozizëm, të ndezura nga media të caktuara sociale.

Por në vitin 2021 kanë ndodhur edhe gjëra që të japin shpresë. Pas katastrofës së përmbytjes në verë në perëndimin gjerman, gatishmëria për të dhuruar tek gjermanët ishte prekëse. Të punësuarit në klinika, qendrat e të moshuarve, zjarrfikësit dhe policia po bëjnë të pamundurën në kohën e pandemisë. Një shumicë e konsiderueshme i ndjek madje masat edhe kaotike të politikës, shpesh edhe konfuze, e megjithë britmën e madhe të një pakice. Ndoshta pas pandemisë, (kurdo që të marrë fund ajo) do t’i shohim me sy tjetër këto arritje dhe do të krijojmë më shumë unitet si shoqëri.

Etiketa: pandemi

Lajme të lidhura

BOTA

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

22:51 : 24/03/2025
SHENDETI

Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

09:49 : 12/03/2025
BOTA

A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja!

21:06 : 05/01/2025
SHENDETI

Gripi i shpendëve rrezikon të jetë pandemia e ardhshme/ Cilat janë simptomat dhe si përhapet

11:24 : 27/12/2024
BOTA

Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral…

16:07 : 04/12/2024
SHENDETI

Paralajmërojnë shkencëtarët: Ja nga çfarë mund të shkaktohet pandemia e ardhshme

18:38 : 24/10/2024
Para
Foto: Përputhen

Mevlani rikthehet si konkurrent në Për’Puthen, ja çfarë ka për të thënë

TË GJITHA

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025

Qarku Fier/ Nis procesi i numërimit të votave, PS në avantazh

01:38 : 12/05/2025

Kërkesa e PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ merr vendimin

01:31 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com