• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zv/kryetari i Gjykatës së Lartë: Mbi 35 mijë çështje presin të gjykohen

11:05 : 30/12/2021
në AKTUALITET

Zv/kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nëpërmjet një konference për mediat ka bërë një analizë të punës së kësaj gjykate për vitin 2021.

Sadushi u shpreh se janë mbi 35 mijë çështje që presin të gjykohen. Sipas Sadushit, lajmi i mirë është se gjatë vitit 2021 numri i vendimeve të  marra është më i lartë se çështjet e regjistruara.

Sfida e Gjykatës së Lartë, sipas zv/kryetarit të saj, ngelet numri i lartë i çështjeve të prapambetura që presin shqyrtimin. “Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë, por edhe një strategji koherente dhe frytdhënëse”, u shpreh ndër të tjera Sadushi.

“Megjithëse çështjet e reja që janë regjistruar në Gjykatën e Lartë nga 1 Janari 2021 kanë arritur në 2,847 (nga të cilat 1340 civile, 547 administrative dhe 960 penale), numri prej 35,837 çështjesh që presin të gjykohen, janë drejt uljes. Lajmi i mirë është se numri i vendimeve që janë marrë gjatë vitit 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Për vitin 2021, Gjykata e Lartë ka dhënë 3,609 vendime, nga të cilat 1,182 vendime administrative, 1,336 vendime civile dhe 1,091 vendime penale. Ky numër do kishte qenë shumë më i lartë, nëse Gjykata do të kishte 9 gjyqtarët e saj nga data 1 Janar, ndërkohë që deri në Prill të vitit 2021 ajo ka funksionuar me vetëm 3 gjyqtarë, në periudhën Prill-Shtator 2021 ka funksionuar me 7 gjyqtarë dhe prej fundit të muajit Shtator me 9 gjyqtarë.

Me të dhëna te tilla gjyqtarët e Gjykatës së Lartë rezulton të kenë një përqindje të evadimit të çështjeve prej 127%, një shifër mjaft e lartë, referuar standardeve të CEPEJ, gjë e cila u vlerësua pozitivisht edhe në Raportin një vjeçar të Komisionit Evropian mbi “Paketën e Zgjerimit”. Natyrisht që kjo shifër, e krahasuar me numrin e backlogut mund të konsiderohet si relative, megjithatë duhet të mbahet parasysh se ngarkesa në një vit, e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë ka shkuar përtej çdo limiti, me mbi 500 çështje. Me gjithë numrin tepër të lartë, nuk ka kaluar pa u vlerësuar edhe cilësia e vendimmarrjes. Mjafton të analizohen vendimet njësuese (5 në fushën penale dhe 2 në fushën administrative), ashtu si edhe mjaft vendime me ndikim në publik që dëshmojnë për rritjen e besimit te kjo Gjykatë.

Lexo edhe:

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

Sfida më e madhe e Gjykatës së Lartë ngelet numri tepër i lartë i çështjeve të prapambetura që presin shqyrtimin, por kjo nuk ka shmangur vëmendjen e saj nga kërkesat për rritjen e cilësisë dhe fitimin e legjitimitetit të vendimmarrjes. Backlogu nuk është një fenomen i krijuar sot, dhe as për shkak të reformës në drejtësi. Ashtu siç thekson GJEDNJ, kur analizon rastin shqiptar në një vendim të fundit,  fillesën e vet backlogu e ka nga viti 2012.

Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë, por edhe një strategji koherente dhe frytdhënëse. Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për gjendjen në të cilën ndodhet dhe, për këtë arsye, ka hartuar, së bashku me KLGJ dhe Justice for All, një plan veprimi, ku paraqiten disa masa të ndërmarra vetëm, apo në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Ky plan veprimi është bërë publik në faqen e Gjykatës së Lartë i cili rishikohet periodikisht prej saj, me qëllim përshtatjen me situatën aktuale”, tha Sadushi. 

Etiketa: sokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025
AKTUALITET

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
AKTUALITET

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

17:17 : 25/07/2025
Para
Foto: Emisioni "Ftesë në 5"

“Të iku petulla”, Skerdi Faria flet për eksperiencën e Big Mamës në "BBV": Thashë se do u hyjë në drru të gjithëve

TË GJITHA

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com