Nga Basir Çollaku
Kreu i SPAK, Arben Kraja, përmendi ekzistencën e hetimit edhe për inceneratorin e Tiranes. Shkresat për shkeljet ligjore te Erion Veliajt në këtë dosje, por dhe shume te tjera janë publikuar në medie. Kraja me sa duket është ende duke pare filmin e James Bond, premieren kurrizpërkulur bashkë me Veliajn ne kinema, ne tapetin e kuq.
Njëlloj si në dosjen e Ndranghetës, për kullat e Mafias ne Tirane, ku permendej emri kryebashkiakut, për lejet e ndërtimit, ne procedimin nr 17 sipas deklarimit publik, po të drejtuesit të Prokurorise se Posaçme, Arben Kraja. Ky eshte element thelbësor i varësise së kesaj strukture, pritshmërite ndaj se cilës janë ende të larta, siç është ende mbeshtetja dhe privilegjet, por jo rezultatet.
Kraja nuk bind ne dosjet e mëdha, në rastin konkret atë te inceneratoreve, publikimit të të dhënave personale, Ndranghetës, për disa episode te rëndesishme. Përse Prokuroria nuk shkon dot te Engjell Agaçi firmëtar dhe pjesë e lejes për të ndodhur të këtyre abuzimeve te mëdha në hetim?Perse nuk mberrin dot në zyren e kryetarit te Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e me tej atë të Kryeministrit Edi Rama?Prokuroria nuk është as bashkiake, as qeveritare, as e pushtetit. Është, se paku ligjerisht e shtetit.
Dokumentat jane prova dhe kur ata janë edhe te publikuara, çdo përpjekje e SPAK për t’i rënë anash fajësise, eshte shenjë pafuqie dhe pavarësie të munguar. Lefter Koka, ish ministri i mjedisit te qeverisë së Edi Rames, tani në qeli, sipas pohimeve mediatike të avokatëve të tij, ka lajmëruar se mund të bashkepunojë. Alqi Bllako deputeti i PS është tjetër emër ish sekretar i Pergjithshem i ministrit të arrestuar, gjendet i qetë se mos SPAK e trazon, ndonese firma e tij, neper shkresat e pretenduara në këtë megadosje jane aty.
Jane 430 milione euro para në të cilat është perfshire Mafia. Kraja dhe Prokuroria e Posaçme e diëe mjaft mire se gjysma ortake e Eco Tirana, pjesa italiane eshte perballur me antimafian, dhe drejtues te saj jane ne biznes me Ndrangheten, madje te arrestuar. Nga Tirana ortakët matane detit ne Verona, kane perfituar hisen e tyre miliona euroshe.
Ndoshta akuza kerkon kohë disa vite te mbyllë hetimet e nje dosje të tillë, por koha ne favor të të hetuarve, ndikon ne nje proces ku provat ekspozohen te thermohen e firojne.Pertej kockave politike te SPAK nje kryebashkiak si ai i Tiranës, Erion Veliaj, pamarrë ende i pandehur, eshte mosveprim. Dhe mosveprimi ndaj te pandehurve potenciale, eshte vepër penale. Nderkohë hetimet për disa çeshtje periferike, Prokuroria i rrefen me zell te pakursyer.
Por te tenderi uniformave te policise, abuzimi 28 milionë euro, hetimi anemik nuk shkoi dot as te Ard Veliu, firmëtar ne shumë shkresa qe hapen rruge abuzimit, lëre pastaj te eprorët, Ndreca, Lleshi dhe Rama. Plehrat, landfillet, ne Elbasan, Tiranë, Fier, jane testi i pavaresise se Prokuroriae se Posaçme.
Shenjat e para nuk jane aspak premtuese, madje zhgenjyese. Kraja duket gjithnje ai i vjetri i para viteve 90, kur hetimet dhe denimet i bente dhe jepte partia./Shijak tv