• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Vrasja e Sabrina Bengajt ngre pikëpyetje mbi mekanizmin e refererimit të dhunës

20:42 : 28/12/2021
në Lajmet e Dites

Sabrina Bengaj ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit Elton Metaj, i cili veç dhunës e kishte kërcënuar me armë.

Metaj ishte arrestuar dhe u mbajt në qeli nga shtatori 2020 deri në mars 2021, dhe pas dënimit me mjekim të detyruar u transferua në spitalin e burgut në Krujë.

Në spital Metaj qëndroi katër muaj dhe në korrik, kur ekspertiza psikiatrike për të ndryshoi, u la i lirë me mjekim ambulator. Dy muaj më vonë, me 10 shtator Metaj vrau nënën e vajzës së tij 3-vjeçare, Sabrinën, e cila ishte vetëm 23-vjeçe.

Rrethanat e lirimit të parakohshëm të vrasësit, ngritën dyshime mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ekspertizës mjekësore. Ato gjithashtu ngritën pikëpyetje mbi efikasitetin e të ashtuquajturit Mekanizëm i Referimit të Dhunës në Familje.

“Ne nuk kemi mundur të mbajmë në monitorim të ndjerën, pasi ajo nuk kontaktonte me zyrën e shërbimeve tona në Njësinë Administrative të Levanit”, tha Natasha Sollaku, drejtore e Shërbimeve Sociale në bashkinë e Fierit.

Lexo edhe:

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

Ky mekanizëm që përfshin pushtetin vendor, policinë dhe një sërë institucionesh të tjera, duhet të mbajë në monitorim zbatimin e urdhrave të mbrojtjes dhe të evidentojë rreziqet ndaj viktimave të dhunës.

Megjithatë, sipas të dhënave nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, vetëm dy nga qindra çështjet e regjistruara për dhunë në familje në tre vitet e fundit, ka ardhur si pasojë e referimt të bërë nga mekanizmi.

Viktima të burokracisë

Dhuna në familje është një nga sfidat më të mprehta me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Në vitin 2020, sipas Prokurorisë së Përgjithshme u regjistruan 1,251 procedime penale dhe u morën të pandehur 1,173 persona me akuzën e dhunës në familje. Në raportin vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm shkruhet se dhuna në familje zë gati pesë për qind të totalit të krimeve të proceduara në vitin 2020.

Ndërkohë, vetëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, në 9 muajt e parë të këtij viti u regjistruan 188 kërkesa për urdhëra mbrojtje – 3/4 e tyre nga gra dhe vajza që denoncojnë bashkëshortët, bashkëjetuesit, prindërit apo vëllezërit për dhunë.

Të pyetura nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, bashkitë e Fierit, Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit, deklaruan se kanë ndihmuar 154 gra viktima të dhunës në familje gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2021. Megjithatë, asnjë nga këto bashki nuk ofroi të dhëna se sa para kishte harxhuar specifikisht për këtë ndihmë, duke u fshehur pas shifrave të buxhetit për ndihmën sociale.

Problemet me Mekanizmin e Referimit të Dhunës shkojnë përtej rasteve tragjike si ai i vrasjes së Sabrina Bengajt. Shumë gra dhe vajza që denoncojnë familjarët e tyrë për dhunë, kanë nevojë për mbështetje financiare nga pushteti vendor.

Të dhënat e mbledhura nga Gjykata e Fierit, tregojnë se në katër vitet e fundit shumica e viktimave – mbi 57 për qind, janë të papuna dhe në nevojë për mbështetje ekonomike, për t’iu larguar dhunuesit.

Kjo ndihmë, e cila duhet të vijë përmes Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje është minimale dhe me raste e vështirë për t’u siguruar.

Vjosa, e cila mori një urdhër mbrojtje nga bashkëshorti në shtator, i tha BIRN se ajo nuk mundi ta përfitonte menjëherë ndihmën financiare modeste prej 3 mijë lekësh, për shkak se kishte gjendje civile të ndryshme nga vendbanimi.

“Gjendjen civile e kam në Elbasan ndaj nuk përfitoja dot asistencë këtu,” tha 35-vjeçarja.

Ajo tha se dhuna ndaj saj nisi që në fillim të martesës, por largimi në emigracion i bashkëshortit e përkeqësoi situatën.

“Ai nuk ka jetuar këtu sepse punonte në emigracion, por për aq kohë sa ishte këtu më ka goditur dhe madje shumë rëndë,” kujtoi Vjosa.

Gruaja tregon se pas denoncimit, bashkëshorti hoqi dorë nga mbështetja ekonomike për fëmijët e tyre të mitur.

“Ai më tha: ‘me që do të ndahesh, do t’i rritësh vetë vajzat se unë s’të jap asnjë lek”, tregon 35 vjeçarja, e cila duhet të vërdalliset nga një institucion në tjetrin për të kërkuar ndihmë.

Bashkitë e qarkut Fier të pyetura nga BIRN nuk kanë një buxhet të veçantë për viktimat e dhunës në familje. Në këto katër bashki viktimat trajtohen brenda buxheteve të ndara për shtresat në nevojë.

“Drejtoria e shërbimit social ka një buxhet të vogël të dedikuar për viktimat e dhunës në familje, fëmijët në nevojë për mbrojtje dhe familjet në situatë të vështirë social-ekonomike,” tha në një përgjigje me shkrim Alba Golloshi, drejtore e Shërbimit Social në Bashkinë e Patosit.

“Shkon diku te 6 milionë të vjetra,” shtoi ajo.

Bashkia Mallakastër deklaroi në përgjigjen e saj se buxheti i planifikuar për ndihmë sociale ishte 5.3 milionë lekë. Nga ky buxhet ndihmoheshin një sërë kategorish personash në nevojë dhe ndër ta edhe viktimat e dhunës në familje. Ndërkohë, ndihma ligjore dhe këshillimi për viktimat e dhunës mundësohej nga dy organizata joqeveritare, me të cilat bashkia kishte lidhur marrëveshje.

Bashkia e Fierit pretendoi se ndante pesë për qind të buxhetit për ndihmën sociale, por kjo shumë përfshin një mori kategorish dhe është e paqartë se sa nga ky buxhet i kalon rreth 100 viktimave të dhunës në familje që kishin kërkuar ndihmë pranë saj.

Katër bashkitë e qarkut Fier deklarojnë se kanë ngritur struktura mbështetëse për viktimat e dhunës në familje, por për shkak të buxheteve të vogla, këto struktura më shumë shërbejnë si zyra statistikash dhe si vend ku gratë marrin ndihmën sociale prej 3 mijë lekësh, që vjen pas miratimit të urdhërit të mbrojtjes.

Burokraci dhe vërdallosje

Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta ligjore, apeleve e protestave, gratë viktima të dhunës në familje në Shqipëri, gjejnë pak mbështetje dhe shpesh nuk ia dalin të marrin ndihmën e kërkuar. Edhe pse marrin guximin ta denoncojnë dhunën, mjaft prej viktimave tërhiqen nga kërkesat për urdhëra mbrojtje kur çështjet shkojnë në gjykatë.

Edhe të dhënat nga gjykata e Fierit tregojnë se 34 për qind e kërkesave për urdhëra mbrojtje gjatë 4 vitet e fundit u pushuan ose u rrëzuan në gjykatë. Bazuar në vendimet që BIRN shqyrtoi, në shumicë e rasteve arsyet e rrëzimit dhe pushimit lidhen me tërheqjen e viktimave dhe mosparaqitjen e tyre në gjykatë.

Jo të gjitha viktimat dorëzohen. Me një urdhër mbrojtje në xhep, Vjosa u paraqit në fillim të tetorit në Gjykatën e Fierit, për të kërkuar ndihmë juridike në procesin e divorcit ndaj bashkëshortit, por gjykata e ktheu pas duar bosh.

Sipas vendimit gruaja nuk përfitonte dot ndihmë deri sa urdhri i mbrojtjes të bëhej i formës së prerë. Edhe pse kishte nën kujdes një 3 fëmijë të mitur, rroga e saj prej 30 mijë lekësh u gjykua se mjaftonte si e ardhur, duke e skualifikuar nga grupi i viktimave që e përfitojnë ndihmën për shkak të varfërisë.

Sipas vendimit ajo mund të kthehej në gjykatë me kërkesë për ndihmë vetëm pasi urdhëri i mbrojtjes të merrte formë të prerë.

Për 35 vjeçaren, që jetonte nën kërcënimin e dhunës, kjo do të thoshte një muaj shtesë andrallash nëpër zyra, rimarrje dokumentesh dhe një mori vështirësish, me të cilat duhej të përballej e vetme.

Megjithatë, Vjosa këmbënguli dhe ndihma juridike iu miratua një muaj më vonë.

“Unë tani po plotësoj dokumentet për herë të dytë, që të bëj gjyqin e divorcit,” shpjegoi ajo.

“Kam lënë punën, po se di sa do më tolerojnë se kam marrë leje shpesh për të plotësuar një mal me dokumente,” përfundoi 35-vjeçarja. /BIRN/

Lajme të lidhura

ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
SPORT

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025
AKTUALITET

Rreziku është pjesë e solidaritetit! Shqipëria në flakë, Begaj apel qytetarëve: Ndihmoni zjarrfikësit!

15:46 : 12/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë! Kronikë e zjarreve të paralajmëruara

15:44 : 12/08/2025
AKTUALITET

“Akt brutal ndaj lirisë së shtypit”/ Irfan Hysenbelliu: Gazetarët të mos dorëzohen, News24 nuk mbyllet

15:36 : 12/08/2025
SPORT

Merret vendimi përfundimtar, klubi i Premier League përjashtohet nga Europa League

15:36 : 12/08/2025
Para

Tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani, si paraqitet gjendja e të mbijetuarës

TË GJITHA

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025

Rreziku është pjesë e solidaritetit! Shqipëria në flakë, Begaj apel qytetarëve: Ndihmoni zjarrfikësit!

15:46 : 12/08/2025

Shqipëria në flakë! Kronikë e zjarreve të paralajmëruara

15:44 : 12/08/2025

“Akt brutal ndaj lirisë së shtypit”/ Irfan Hysenbelliu: Gazetarët të mos dorëzohen, News24 nuk mbyllet

15:36 : 12/08/2025

Merret vendimi përfundimtar, klubi i Premier League përjashtohet nga Europa League

15:36 : 12/08/2025

Helikopterët e emergjencave mbërrijnë në Gramsh, do transportojnë personat e djegur drejt Tiranës

15:28 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com