• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria çon dy miliardë lekë për shtesë kapitali të Korporatës së Investimeve

08:05 : 28/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Qeveria shqiptare ka rritur me dy miliardë lekë kapitalin aksioner të Korporatës Shqiptare të Investimeve në fund të muajit dhjetor.

Në aktin normativ të buxhetit të vitit 2021, miratuar në 3 dhjetor të këtij viti, në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ishte miratuar një shtesë prej dy miliardë lekësh në zërin “ekzekutim i pagesave të ndryshme”, pikërisht në vlerën e dy miliardë lekëve.

Me sa duket, shtesa në fjalë ka shërbyer pikërisht për të rritur kapitalin e Korporatës së Investimeve, pavarësisht se qeveria dhe ministria e linjës nuk kanë bërë asnjë transparencë lidhur me arsyet pse kjo shtesë kapitali ka rezultuar e nevojshme dhe për çfarë qëllimesh do të shërbejnë paratë në fjalë.

Ligji parashikon mundësinë që Korporata të financohet edhe nga transferimi i pronave publike për zhvillimin dhe realizimin e projekteve të saj, megjithatë, deri tani, nuk janë regjistruar kontribute në natyrë si pjesë e kapitalit të saj. Duke qenë se vendimi i ministres,  sjell si referencë, mes të tjerash, aktin normativ të 3 dhjetorit, mund arrihet në përfundimin se shtesa e kapitalit është bërë në para’, nëpërmjet alokimit të fondeve buxhetore të sipërpërmendura.

Borxhi publik i vendit ka kaluar nivelin e 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në tremujorin e fundit të këtij viti buxheti është vendosur nën trysni shtesë nga kriza e çmimeve të energjisë elektrike, që ka detyruar qeverinë shqiptare të alokojë gjithsej 20 miliardë lekë mbështetje buxhetore për kompanitë publike të sektorit. Pavarësisht kësaj, qeveria ka gjetur burimet të konsiderueshme financiare edhe për të rritur kapitalin e Korporatës së Investimeve, projekt ky shumë i debatuar dhe i kritikuar, edhe nga institucionet ndërkombëtare partnere, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Disa prej vërejtjeve të adresuara ishin mandati tepër i gjerë i kësaj kompanie dhe mungesa e mekanizmave të mirëfillta të kontrollit mbi të.

Lexo edhe:

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë

Korporata Shqiptare e Investimeve u krijua zyrtarisht në korrik 2020, mbështetur në një ligj të posaçëm të vitit 2019. Kapitali fillestar ishte 198 milionë lekë dhe aksionere e vetme është Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Si objekti i veprimtarisë së Korporatës përcaktohet përmirësimi i menaxhimit të pronës publike, krijimi i pronave të reja, vënia në përdorim më eficient të pronave, përgatitja dhe zbatimi i projekteve të investimit, dhe mobilizimi i kapitalit shtetoror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Mbështetur në pasqyrat financiare, vitin e kaluar kompania nuk zhvilloi aktivitet ekonomik aktiv dhe nuk kishte asnjë punonjës të paguar. E vetmja lëvizje në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve ishte në zërin “shpenzime për komisione” në shumën e 5850 lekëve, të lidhura, me sa duket, me komisionet për mbajtjen e llogarisë bankare ku është depozituar kapitali i shoqërisë.

/Monitor.al/

Etiketa: Korporata e Investimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

11:32 : 02/04/2025
Lajmet e Dites

Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë

16:35 : 09/01/2025
AKTUALITET

Korporata e Investimeve e mbylli vitin me humbje, po bordit i dha 20 mln lekë honorare

08:15 : 08/09/2023
AKTUALITET

Pas zhgënjimit me Korporatën e Investimeve qeveria ndryshon ligjin

21:37 : 20/03/2023
AKTUALITET

Korporata e Investimeve, Rama var në qafë çelësin e pasurisë së vendit

14:15 : 19/10/2019
Para

Pandemia/ Greqia me masa të reja kundër Omicron-it

TË GJITHA

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com