Një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët pasditen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hotolisht.
Dyshohet se banesa në pronësi të Qazim Alliut, u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që një ekip i zjarrfikësve po përpiqet të shuajë flakët.