• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Liro zyrën deri më 5 janar”/ Komisioni i Rithemelimit letër ambasadorëve për shkarkimin e Lulzim Bashës

13:01 : 23/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Anëtarë të Komisionit të përkohshëm të Rithemelimit të PD-së kanë njoftuar këtë të Enjte se Lulzim Bashës i është dërguar letra për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, pas referendumit të 18 Dhjetorit.

Nga selia e PD-së u mbajt një konferencë për mediat. Belind Këlliçi, i cili lexoi tekstin e letrës, tha se shkresa i është dërguar Lulzim Bashës dhe për dijeni trupit diplomatik në vend.

Komisioni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lirojë zyrat deri më datë 5 janar 2022.

“Kërkohet nga ana juaj që të merrni të gjitha masat përkatëse për t’a jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve, të shprehur nëpërmjet vendimit të Kuvendit dhe referendumit si mekanizëm i demokracisë së drejtpërdrejtë, duke liruar ambientet e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH, deri më datë 05/01/2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”, lexoi Këlliçi.

LETRA

Lexo edhe:

“Rithemelimi”mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat për Kryesinë e PD-së

Rithemelimi kallëzon kryetarin e Gjykatës së Tiranës

Zoti deputet!

Partia Demokratike e Shqipërisë në muajt e fundit është dashur të përballet me një sërë sfidash dhe problematikash serioze, të cilat pavarësisht rezultatit dramatik elektoral në zgjedhjet e përgjithshme, nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve dhe besimin e tyre se familja jonë politike do të kthehet shumë shpejt një alternativë serioze qeverisëse, e cila do të meritojë besimin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë dhe jashtë vullnetit të tyre, demokratëve u është dashur të përballen edhe me krizën më të rëndë të identitetit dhe demokracisë së brendshme të partisë që nga koha e themelimit të saj, veçanërisht për shkak të mosfunksionimit të forumeve të saj vendimmarrëse, si dhe përvetësimit të kompetencave të organeve qendrore të partisë nga ish kryetari i saj. Në këto kushte, të ndodhur përballë indiferencës dhe pamundësisë për të ndryshuar situatën e demokracisë së brendshme nëpërmjet rikthimit në krye të detyrës së organeve qendrore të partisë, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit më të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet statutore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, morën përgjegjësinë historike të thirres së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, më datë 11.12.2021.

Qëllimi i vetëm i kësaj thirrje ishte shpëtimi i Partisë Demokratike nëpërmjet rikthimit në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të saj, për t’a rikthyer atë në misionin e saj fillestar si shpresë për demokratët dhe njerëzit e lirë të këtij vendi në mbrojtjen e vlerave perëndimore dhe Euro-Atlantike. Me vendimin nr. 6, dt. 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, organi më i lartë i saj sipas Statutit, ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra “për thyerje të rënda të Statutit të Partisë Demokratike, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore të Partisë Demokratike dhe dëmtim të rëndë të interesave politike dhe elektorale lë saj”.

Pavarësisht se sipas nenit 43, shkronja ç), e Statutit, kjo vendimmarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit Kombëtar të PDSFI, ky i fundit, në respekt të mijëra demokratëve të cilët në datën 13 qershor 2021 kishin votuar për kryetarin e PDSH sipas parimit “një anëtar; një votë”, vendosi t’a ratifikonte vendimmarrjen për shkarkim nëpërmjet referendumit në të gjithë anëtarësinë, të mbajtur po sipas të njëjtit parim.

Referendumi konfirmues është mbajtur në datën 18.12.2021, sipas disponimeve të Kuvendit Kombëtar në vendimin e sipërcituar, dhe rezultati i tij përfundimtar, sipas procesverbalit bashkëlidhur, sanksionon se 43385 demokratë nga 43879 demokratë votues, kanë vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe për shkarkimin tuaj nga detyra e kryetarit të PDSH.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, i krijuar si vullnet i Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë ekzekutiv i partisë deri në krijimin e organeve të reja sipas Statutit, me anë të këtij komunikimi zyrtar ju fton të njiheni me vullnetin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe atë të organeve më të larta vendimmarrëse të kësaj partie. Përsa më sipër, kërkohet nga ana juaj që të merrni të gjitha masat përkatëse për t’a jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve, të shprehur nëpërmjet vendimit të Kuvendit dhe referendumit si mekanizëm i demokracisë së drejtpërdrejtë, duke liruar ambientet e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH, deri më datë 05/01/2022 Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj. Bashkëlidhur do të gjeni Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, vendimin nr. 6 dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimin e miratimit të rezultatit përfundimtar të Referendumit të datës 18.12.2021. Mbetemi të bindur se do kuptoni domosdoshmërinë jo vetëm statutore, por edhe politike e morale, të zbatimit të vullnetit të qartë të demokratëve.

Etiketa: komisioni i rithemelimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rithemelimi”mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat për Kryesinë e PD-së

13:25 : 27/05/2022
AKTUALITET

Rithemelimi kallëzon kryetarin e Gjykatës së Tiranës

14:57 : 19/05/2022
AKTUALITET

Platforma e Alibeajt për Presidentin, Komisioni i Rithemelimit: Një deputet i veçantë s’mund të flasë në emër të PD-së

10:25 : 09/05/2022
AKTUALITET

Nesër mblidhet Komisioni i Rithemelimit, Bardhi: Berisha do të ndërtojë parti personale

19:29 : 29/04/2022
AKTUALITET

Shehu kërkon datë për mocionin për Ukrainën: Nëse nuk veproni do i drejtohemi Kushtetueses

10:44 : 24/03/2022
AKTUALITET

Dokumenti/ Komisioni i Rithemelimit liston kriteret: Ja si do të zgjidhen kryetarët e degëve të PD, kryesia dhe delegatët

11:47 : 18/03/2022
Para
Getty Images

Mamaja e Selena Gomez rrëfen betejën e vështirë me Covid-19: Më thanë se kisha dy ditë jetë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Më shumë vota të numëruara se sa në total/ Celibashi: Dërgesat nuk janë bërë në mënyrën e duhur

22:14 : 18/05/2025

Mbi 20 viktima nga tornadot në Missouri dhe Kentucky, mijëra të tjerë mbeten pa energji

22:05 : 18/05/2025

Barcelona humb në shtëpi, fitojnë Real dhe Atletico Madrid

22:04 : 18/05/2025

Ja rastet kur hudhra nuk duhet përdorur si kurë

21:54 : 18/05/2025

Inteligjenca ukrainase: Rusia po bëhet gati të lëshojë raketë ndërkontinentale

21:50 : 18/05/2025

Turi i Trump në Gjirin Persik ndryshon hartën diplomatike të Lindjes së Mesme

21:40 : 18/05/2025

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

21:36 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com