• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2 vjetori i SPAK/ Ledio Braho: Nuk është e lehtë të hetosh politikanët në Shqipëri

20:53 : 21/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e djeshme, 20 dhjetor u emëruan 28 oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në 2 vjetorin e krijimit të SPAK, drejtuesi Arben Kraja bëri dhe një bilanc të punës së SPAK.

Kraja tha se gjatë kësaj periudhe janë bllokuar rreth 75 milionë euro pasuri me burim kriminal. Të pranishëm në ceremoninë e djeshme ishin dhe ambasadorët Luigi Socera dhe Yuri Kim të cilët shprehën mbështetjen e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Juristi Ledio Braho i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se pritshmëritë kanë qenë shumë të mëdha dhe brenda 3 muajve të parë SPAK do arrestonte peshqit e mëdhenj.

Braho: Fakti dhe koha tregoi se nuk ndodhi ashtu dhe nuk ndodhi për arsye objektive. Dje u emëruan oficerët e tjerë të BKH. Për mua SPAK pa BKH ishte e pamundur që të funksiononte për atë që ishte krijuar. Kohët e fundit, nëse i referohemi dosjes së incineratorëve ku një i akuzuar është një ish-ministër i kësaj qeverie është arritje për SPAK dhe një mesazh i rëndësishëm që i jepet pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve. Funksionimi i BKH është i rëndësishëm për SPAK.

Braho tha se dosjet që trajton SPAK janë dosje që kanë nevojë për më shumë hetime të specializuara.

Lexo edhe:

No Content Available

Por a ka SPAK kapacitetin dhe nevojën e logjistikës me mjete më të avancuara dhe të specializuara për t’i ardhur në ndihmë procesit të detyrës së tyre?

Braho tha se logjistika është një element i rëndësishëm, por burimet njerëzore janë kyçe për të.

Braho: Kur flas për burime njerëzore flas për prokurorë dhe  oficerë të BKH që ofrojnë profesionalizëm, integritet, pavarësi dhe paanshmëri në kryerjen e detyrës. Kur plotësohen këto SPAK e ka më të lehtë arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të peshqve të mëdhenj. Në Shqipëri nuk është e lehtë aspak, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë që të hetosh politikanë, pushtetarë, ish-pushtetarë për shkak të faktit që politika ka pasur një dorë te drejtësia. SPAK aktualisht mund të themi që është një lloj oaz i pavarur dhe i paanshëm në organet e drejtësisë. SPAK është një investim shumë i rëndësishëm i SHBA.

Braho u shpreh se SPAK ka qenë i mbingarkuar me çështje të tjera.

Braho: Për aq kohë sa SPAK heton përveç korrupsionit dhe krimin e organizuar, duhet pasur parasysh që dhe nga raportet ndërkombëtare si SHBA, që Shqipëria është një vend ku pastrohen para në nivele të frikshme.

Hetimet që bën SPAK në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas Brahos, sjellin një produkt më të mirë dhe mund të ketë edhe sekuestro në miliona euro.

Etiketa: braho spak boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Berisha: Lulzim Basha në krye të opozitës ka mbështetur projektet e Sorosit

TË GJITHA

Dokumentet/ Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Subashi

19:53 : 07/10/2025

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025

Kosova u jep studentëve nga 100€, në Shqipëri ‘luftë’ për një dhomë konvikti

19:25 : 07/10/2025

Ndryshon lista e Kombëtares, Silvinjo fton ish sulmuesin e Skënderbeut për herë të parë

19:15 : 07/10/2025

Rumania në alarm të kuq nga reshjet e dendura, mbyllen shkollat në disa zona të vendit

19:13 : 07/10/2025

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com