• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje të reja nga atentati me tritol në Vlorë, dyshohet se i riu u ndoq për 12 orë/ 20 të shoqëruar

08:33 : 20/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat rreth 20 persona ditën e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lidhje me atentatin me tritol ku mbeti i plagosur rëndë Endrit Sadedini, 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, 19 dhjetor. Tritoli ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit ku Sadedini jetonte.

Burime policore bëjnë me dije se policia ka shoqëruar persona të cilët kanë qenë në momentin e shpërthimit në vendin e ngjarjes, familjarë, shokë, të afërt dhe te tjerë me të cilët mund të ketë patur konflikt. Deri tani policia nuk ka një të dyshuar kryesor.

Mendohet se sasia e tritolit të vendosur ishte rreth 500 gram dhe i është vendosur gjatë mbrëmjes të së shtunës, 18 dhjetor ose orëve të para të mëngjesit duke u fshehur në hyrje të garazhit të Endrit Sadedinit, teksa për më tepër se 12 orë, 33-vjeçcari besohet se është ndjekur për të pritur momentin e duhur se kur do goditej.

Tritoli ishte i lidhur me aparat celular në mënyrë që të kishte komandë kur do shpërthehej.

Lexo edhe:

I drejtoi armën policëve/ Gjykata e Vlorës lë në burg Endrit Sadedinin

Pista kryesor mbetet që një automjet ta ketë vëzhguar dhe të ketë patur informacion kur kthehej për të marrë makinën, por nuk përjashtohet as fakti që autori apo autorët të kenë lëvizur edhe në këmbë për mos tu pikasur.

33 vjeçari ka marrë dëmtime në gjymtyrë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të një marketi aty pranë, autoshkolle dhe lavazhi të cilat mund të kenë fiksuar momentin, por identifikimi është i vështirë për shkak të lëvizjes së lartë në atë aks rrugor.

Endrit Sadedini lëvizte me makinë “Benz S Class” ngjyrë e zezë e blinduar çka tregon se i druhej një atentati.

Pista kryesore e hetimeve mbeten hasmëritë e vjetra dhe prishja e pazareve të drogës.

Ngjarja po hetohet edhe në lidhje me një ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2017 ku në dhjetor Sadedini i shpëtoi një atentati me tritol ndërsa në prill të atij viti në lokalin Fiks Fare administruar nga ai, ndodhi një konflikt qe më pas u degjenerua në përdorim të armës ku mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj dhe tre të plagosur, mes tyre një femër.

Sadedini është figurë e njohur për blutë e Vlorës pasi ka qenë i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore dhe prostitucion.

FNSH ka mbërritur dje në Vlorë e mbështetur nga policia e rendit që kanë krehur zonën dhe kontrolluar automjetet, por deri tani asnjë autor.

Etiketa: Endrit Sadedini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I drejtoi armën policëve/ Gjykata e Vlorës lë në burg Endrit Sadedinin

12:29 : 22/02/2025
Para

Gjenden dy çanta me armë në Qafë Botë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com