Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur nga Korça në lidhje me Kuvendin që do të mbahet nesër, të thirrur nga Lulzim Basha, për të cilin thotë se kanë dhënë aprovimin 80% e delegatëve.
Salianji iu është përgjigjur akuzave të Edmond Spahos, për ndryshimin e bravës së derës në godinën e selisë, duke thënë se nuk ka asgjë të vertetë në këtë histori.
“Siç e shikoni jo vetëm që nuk ka kyçe në dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm që nuk ka dryna, jo vetëm që nuk ka brava ka njerëz të cilët vijnë dhe punojnë, ora është 22:30 dhe ka njerëz që vijnë punojnë, kryetarë grup seksioni, delegatë të PD-së që kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por po tërheqin kartat e delgatëve dhe po punohet si strukturë për të qënë të pranishëm dhe për të marrë një vendim në kuvendin e vetëm të PD-së të datës 18.
Ajo që do të doja të komunikoja nëpërmjet jush në lidhje me një aktivitet tjetër të lajmëruar për në Korçë ashtu siç duket edhe nga mediat nëpër gjithë Shqipërinë është tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti amerikane që nuk ka lidhje me partinë Demokratike.
Cilido që ka punuar për PD-në, çdo mik që kemi sakrifikuar bashkë edhe kemi qënë në beteja të përbashkëta për PD-në duhet që as të mos skedohet as të mos përdoret si firmë për të krijuar një parti të re e cila padiskutim kërkon që ti krijojë probleme PD-së por që në thelb ka mbledhjen e sentimentit anti amerikan dhe padiskutim intersin personal të Sali Berishës.
Nuk ka dhe nuk do të ketë siç ndodhi edhë pas mitingut të vogël sipas mendimit tim pas 30 vitesh Sali Berisha nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë për deputet në stadium. Shumë pak njerëz shumica prej tyre jo delegat, një pjesë tjetër që janë demokratë apo edhe delegatë, jam i bindur që nuk janë në atë takim për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por për shkak të zhgënjimit të cilin pas masakrës së 25 prillit gjithsecili prej demokratëve e ka pasur edhe në si drejtues së saj, por kjo nuk duhet të bëhet e të japë asnjë kredit krijimit të një partie të re”, tha Salianji.
Ai shtoi se do të bëjmë çdo përpjekje që dhe persona që janë kyetarë grup seksionesh apo që janë në funksione në PD, të ulemi të degjojmë mosdakordësitë, por jo të shkohet drejt po krijimit të partive të reja sepse këto nuk i shërbjnë PD-së.
Pyetje: Ndërkohë a keni bërë një analizë tuajën të degës duke qënë se dega e Korçës është përfshirë më herët edhe nga një valë dorëheqjesh dhe si është situata aktuale sigurisht çdo largim sjell vështirësi?
Salianji: Padiskutim, por analizës që pritej të bëhej në shtator iu mbivendos aksioni foltor dhe i interesit personal.
Analiza duhet të bëhej në çdo grup seksioni në çdo seksion duke nisur nga përgjegjësitë më të larta nga drejtimi politik, tek deputetët tek dega dhe tek çdo seksion. Ajo që është për tu ritheksuar është që dega e Korçës ka pasur rezuLtatin më të mirë historik, rezultatin më të mirë dhe se sa në 2009 kur PD-ja ka pasur qeverinë qendrore, ka pasur shumicën e komunave edhe në atë që përbën sot bashkinë e Korçës, dega ka pasur rezultat më të dobët.
Numri i votave në përqindje të marra nga PD-ja e degës së Korçës ka qënë më i larti dhe rezultati më i mirë, padiskutim që problematika e cila ka ardhur post zgjedhjeve për shkak të imponimit të personave pa kontribute, e kam tek deputetët për të qënë i qartë, të cilët krijuan probleme dhe besoj që do të zgjidhen duke diskutuar me njerëz që kanë dhënë kontribut dhe sakrificë për PD-në.
Kjo nuk bëhet duke u imponuar njerëz që as nuk u panë në fushatë, as pas fushate vetëm për hallin e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq. Nuk kemi asnjë problem, ato po themi grup seksione që kanë qënë në mos gaboj 6 janë zvëndësuar.
Po ashtu ata që kanë qënë një nivel më poshtë, kanë qënë sekretarë apo që kanë qënë në po të njëjtën grup seksion, PD-ja ka pafundësisht për fat të mirë burime njerëzore ashtu siç ka pafundësisht nevojë për të qënë të gjithë demokratët të bashkuar por është një proces i cili do të vijojë për të bërë të mundur mbledhjen e gjithë kontributeve.