• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

07:47 : 17/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në vitin 2020, një i punësuar me pagë punoi mesatarisht 42.6 orë në javë.

Ndonëse 2020-a ishte një vit i vështirë, ku për disa muaj shumë persona u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës, me qëllim frenimin e pandemisë, sërish të punësuarit kanë punuar vetëm 0.8 orë më pak në javë, me rënie prej vetëm 1.8%, në krahasim me vitin normal 2019, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Shumë persona vijuan punën online, ndërsa të tjerë duket se kanë qëndruar më shumë në punë pas hapjes së vendit, me qëllim për të kompensuar fitimin e munguar gjatë karantinës.

Më pak është punuar në bujqësi, me 3.1 orë më pak në javë, e ndjekur nga ndërtimi (-1.1 orë më pak) tregtia (-0.9 orë), prodhimi (-0.7).

Meshkujt punuan 0.7 orë më pak në javë në vitin 2020, ndërsa femrat 0.8 orë më pak.

Lexo edhe:

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

Sipas aktiviteteve ekonomike, sektorët ku të punësuarit qëndrojnë më gjatë në punë janë prodhimi, me 45.6 orë gjithsej, të ndjekura nga tregtia, akomodimi, hoteleria (44.2) ndërtimi (43.2), industria (42). Më e privilegjuar është administrata shtetërore, e cila punon mesatarisht 39.2 orë në javë, ose 3.4 orë në javë më pak sesa mesatarja kombëtare.

Femrat (41.5 orë) punojnë mesatarisht 2.1 orë në javë më pak sesa meshkujt (43.6 orë). Diferenca më e lartë mes femrave dhe meshkujve është në aktivitetet e tregtisë, hotelerisë, akomodimit (-3 orë).

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, punonjësit shqiptarë vijuan të kishin orët më të gjatë të punës edhe gjatë vitit pandemik. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në vitin 2020, java mesatare e zakonshme e punës e BE-së e personave të punësuar në punën e tyre kryesore përbëhej nga 37 orë, ose 4.6 orë më pak se e një të punësuari shqiptar.

Sipas Eurostat, Në vitin 2020, numri i orëve aktuale të punuara në punën kryesore në BE u ul me 12,0% në krahasim me vitin 2019. Kjo rënie mund të shpjegohet me masat e marra në përgjigje të pandemisë COVID-19, e cila bëri që shumë njerëz të alternonin mes periudhave të punës dhe periudhave të mungesës nga puna në vitin 2020. Si rezultat, më shumë njerëz punonin më pak orë se zakonisht dhe mungonin në punë.

Në nivel kombëtar, pati një rënie të orëve të punës në të gjitha Shtetet Anëtare. Rëniet më të larta u regjistruan për Greqinë (-19,7%), Spanjën (-19,5%), Portugalinë dhe Italinë (të dyja -19,0%).

Vendet e BE-së ku kishte pak ndryshim në orët e punës (me një ulje prej më pak se 5%) ishin: Finlanda (-4.4%), Danimarka dhe Luksemburgu (të dyja -4.1%) dhe Holanda (-3.2%). /Monitor/

Etiketa: pandemipuneshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 25 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

21:37 : 23/09/2025
AKTUALITET

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

08:49 : 23/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
Para

Strategjinë afatmesme e të ardhurave/ FMN: Qeveria zbatoi pjesërisht rekomandimet, ligjet që favorizojnë evazionin

TË GJITHA

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokurorët kërkojnë mbledhje urgjente për sigurinë e magjistratëve

10:54 : 08/10/2025

Ja kush do jetë kandidati për kryetar bashkie i PS-së në Berat

10:52 : 08/10/2025

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Babai i Suel Çelës ka përfituar 150 mijë euro nga fondet e OLAF-it

10:45 : 08/10/2025

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com