• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e inceneratorëve/ Basha: Duhet të arrestohet Klodian Mërtiri, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

14:08 : 14/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Lulzim Basha përshëndeti këtë të Martë arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve, por shtoi se hetimi do jetë i plotë pa u marrë të pandehur dhe “peshqit e mëdhenj”.

Sipas tij, këtu përfshihen, kryeministri Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Damanin Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, kryebashkiakët e Fierit e Elbasanit dhe Klodian Mërtiri.

“Sot është dita kur Lefter Koka është arrestuar, që Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, së bashku me Klodian Mërtirin, Erion Veliajn dhe kryetarët e dy bashkive të tjera të thërriten dhe të merren urgjentisht sipas ligjit, të procedohen sipas ligjit, sepse pa ta Lefter Koka, sigurisht që nuk do të arrinte dot të kryente këtë vepër monstruoze dhe këtë krim të rëndë mbi xhepat e shqiptarëve”, deklaroi Basha jashtë selisë blu.

Reagimi

“Arrestimi i sotshëm i ish-ministrit të Edi Ramës, Lefter Koka, është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të Partisë Demokratike. Sot është dita të kujtojmë se është dita të kujtojmë se ishte Partia Demokratike e cila në shkurt të vitit 2018-të, nisi procesin e denoncimeve dhe të interpelancave parlamentare, përkundër gjithë zhumnajës, blerjes së heshtjes publike duke përfshirë influencimin përmes parave të inceneratorëve pothuajse të gjithë mediave shqiptare. Për 400 milionë euro që iu janë zhvatur taksapaguesve shqiptarë. E pra sot, arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta. Se denoncimet tona kanë qenë të bazuara. Thënë kjo, nuk ka qytetar shqiptarë ta besojë se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie brenda dite, nuk i nxirrte dot një ministër kushdo qoftë ky. Emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere, pas këtij abuzimi me 400 milionë euro të shqiptarëve, janë ato të Edi Ramës, të Damian Gjiknurit, të Erion Veliajt, Klodian Mërtirit, Arben Ahmetajt dhe surogatëve të tjerë, dy kryetarëve të tjerë të bashkive të tjera. Ndaj sa kohë që nuk ka veprim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë të tmerrshme korruptive e cila ka varfëruar edhe më shumë xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.

Lexo edhe:

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

“Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, për drejtësinë. Është ndoshta fillimi i një procesi, por që nuk mund të përfundojë pa i dhënë përgjigje pyetjeve se çfarë bëhet me kokat e kësaj afere, me kreun e qeverisë që kaloi 17 vendime qeverie brenda një dite. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që është arrestuar sot? Kjo dëshmon edhe njëherë rëndësinë që ka komisioni hetimor për inceneratorët, dëshmon edhe njëherë rezistencën, arsyet për rezistencë që iu bë  ngritje së këtij komisioni dhe rikthen vëmendjen e qytetarëve faktin që ne, Partia Demokratike po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, për xhepat e shqiptarëve, në krahun e shqiptarëve, por po tregohet qartë që me refuzimin për t’ju përgjigjur në kohë me dokumentacionin e kërkuar dhe me dëshmitarët e kërkuar fajtorët janë vetëzbuluar para opinionit publik. Ky është momenti për t’i thënë çdo shqiptari që Komisioni Hetimor për Inceneratorët dhe beteja e nisur që në shkurt të vitit 2018, madje që në 2017 për denoncimin e kësaj skeme mafioze, kjo betejë do të  vazhdojë dhe se pavarësisht prej vullnetit të plotë apo jo të drejtësisë të cilës i kërkoj sot të veprojë pa hezitim për  të vënë para përgjegjësisë të gjithë duke filluar nga kokat dhe jo duke u kënaqur vetëm me 1, 2 apo 3 pjesëmarrës në këtë skemë gjigande korrupsioni. Pavarësisht nga gjithë kjo Partia Demokratike, deputetët tanë në komisionin e hetimit për inceneratorët do të vijojnë betejën tonë për transparencën pikërisht në funksion të zbardhjes  së kësaj  skeme gjigande kriminale që nga njëra anë ka rënduar qytetarët sepse ju të gjithë e dini që  qytetarëve dhe bizneseve, taksat e pastrimit u janë rritur e ju janë shtuar. E dini fare mirë se kjo nuk ka sjellë as cilësi më të mirë ajri, asnjë higjenë më të madhe në qytetet tona. Përkundrazi, ka sjellë ndotje më të mëdha sepse e gjithë skema e inceneratorëve është një skemë mafioze e ndërtuar për të vjedhur shqiptarët dhe  për të dëmtuar shëndetin e tyre. Nuk mund të mos e shpreh se ky hap i parë i ndërmarrë sot padiskutim është i mirëpritur, por nga ana tjetër dua ta them fare qartë në emër  të Partisë Demokratike se pa shkuar tek peshqit e mëdhenj të kësaj afere, gjithçka do të mbetet një farsë dhe në vend që të ndërtojë rrezikon që të rrënojë besimin e drejtësisë. Ndaj, e nxis drejtësinë në këtë ditë kur ka hedhur këtë hap të marrë të mos ndalet me kaq, mos ta fusë për kalendar greke siç i thonë procesin e hetimit, por  të shkojë menjëherë tek autorët që e kanë bërë të mundur siç e thashë firmosjen e 17 akteve qeveritare  me një ditë. Sot është dita kur Lefter Koka është arrestuar, që Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, së bashku me Klodian Mërtirin, Erion Veliajn dhe kryetarët e dy bashkive të tjera të thërriten dhe të merren urgjentisht sipas ligjit, të procedohen sipas ligjit, sepse pa ta Lefter Koka, sigurisht që nuk do të arrinte dot të kryente këtë vepër monstruoze dhe këtë krim të rëndë mbi xhepat e shqiptarëve”, shtoi ai.

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

11:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
Para

Afera e inceneratorëve, ja provat që fundosën Lefter Kokën

TË GJITHA

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025

Seri shpërthimesh në zonën industriale në Buenos Aires, mbi 20 të plagosur/ VIDEO

18:56 : 15/11/2025

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com