• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deromemaj: Një minorancë si Basha dhe bashistët pranë tij nuk bëjnë dot pis vendimmarrjen e anëtarëve të PD

10:48 : 13/12/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

E ndërsa u duk se Kuvendi i 11 dhjetorit do të qartësonte disi situatën në PD zhvillimet politike që pasuan po provojnë të kundërtën.

Lulzim Basha, i shkarkuar si kryetar i PD me votën e 4446 delegatëve, mblodhi mbrëmjen e të dielës “Këshillin Kombëtar” dhe shkarkoi kreun e Këshillit Edi Paloka dhe 9 anëtarë të kryesisë që ishin në Kuvendin e Berishës.

Genc Deromemaj, kryetar i PD-së në Vlorë por i shkarkuar me vendim të “Kryesisë së PD” së bashku me 10 kolegë të tij në Tiranë e rrethe, në një intervistë për “Ditë e Re” në Rtv Ora thotë se Basha tashmë është vetëm një deputet dhe anëtar i thjeshtë i PD.

“E drejta e anëtarit të thjeshtë të zotit Basha të mos e njohë por përveç kësaj të drejtë nuk ka asnjë të drejtë. Më fal është dhe deputet. Kuvendi vendosi me votë maksimale, 4446 anëtarë votuan pro shkarkimit të Bashës nga detyra e kryetarit. Kuvendi me shumicë absolute ka shkarkuar Bashën, sekretariatin, nënkryetarët dhe kryesinë. Çdo vendim në mendjen e zotit Basha apo atyre pak njerëzve që ka pranë në atë seli janë vendime nul, nuk kanë asnjë pasojë”.

E ndërsa asnjëra palë nuk njeh vendime e tjetrës, Doromemaj thotë se pjesëmarrja në Kuvendin e 11 dhjetorit e ka qartësuar nga anon shumica.

Lexo edhe:

Deromemaj: Sot presim rithemelimin e PD-së dhe opozitës

“Kuvendi është struktura më e lartë e PD. Për të implemetuar vendimet e Kuvendit është caktuar një Komision Rithemelimi me 29 anëtarë që tashmë e kanë filluar punën për riorganizimin dhe rithemelimin e PD që do të konkludohet me zgjedhjen e kryetarit me 22 mars kur do të mblidhemi përsëri. Basha mund të ketë dëshirat dhe ëndrrat e tij, diferencën mes tij dhe nesh e tregoi data 11. Të mblidhen 15 mijë demokratë në kushte të jashtëzakonshme moti, luftë dhe linçim të çuditshëm, por mbi të gjitha delegatë me të drejtë vote. Është qartësuar nga është shumica absolute”.

Sali Berisha e ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së, por Doromemaj thotë se gara është e hapur.

“Se kush do ta marrë drejtimin e PD është ende herët për ta thënë. Berisha e ka deklaruar se do të jetë një nga kandidatët. Ditët dhe muajt në vazhdim do ta qartësojnë këtë gjë. Besoj se do të ketë ngjarje që do të prodhojnë vetëm të mira për PD”.

Vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit do të certifikohen përmes një referendumi në anëtarësi me 18 dhjetor, ditën që Basha ka thirrur Kuvendin e PD.

“Kuvendi vendosi që në 18 të mbahet një referendum i brendshëm në PD, e drejtë e anëtarëve të PD, ku të certifikojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit”.

Për Doromemaj lëvizja politike e zotit Berisha ka qenë jetike për PD, duke nënvizuar se kjo parti po rrezikonte shpërbërjen e saj.

“Nuk ka qenë e domosdoshme por jetike. Nëse do vazhdohej me qetësi, ju siguroj që PD rrezikonte shpërbërjen totale të saj. Lëviozja që për fat filloi nga Berisha frymëzoi shpresë dhe besim për të ardhmen e PD dhe gjithë shqiptarët”.

Ai nuk shmangu dhe komentet lidhur me hipotezat se mund të kishte trazira me 11 dhjetor.

“Ishin aludime të atyre që donin të bënin pis atë ngjarje historike. Një minorancë si zoti Basha dhe ndonjë bashist i vogël pranë tij nuk mund ta bëjë pis vendimmarrjen e anëtarëve të PD”.

Etiketa: Deromemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deromemaj: Sot presim rithemelimin e PD-së dhe opozitës

10:25 : 11/12/2021
Para
Foto: Emisioni "Rudina"

Sabian Medini zbulon se edhe të bijës i ka ardhur ftesa për "Big Brother VIP": Ja pse e refuzoi

TË GJITHA

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025

DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”

08:56 : 10/05/2025

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen

08:40 : 10/05/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com