Të paktën 11 banesa në Novoselë dhe Fitore, në Qarkun e Vlorës, janë përmbytur nga lumi i Vjosës, i cili ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në orët e fundit.
Nga raportimet mësohet se 7 banesa janë përmbytur në Novoselë dhe 4 në Fitore, , ndërsa prefekti Flamur Mamaj u shpreh se situata mbetet alarmante.
Nga raportimet mësohet se në Selenicë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit, ka prezencë të ujit në rrugë. Ura e Mesaplikut është e dëmtuar dhe si rrjedhojë banorët e zonës kanë betur të izoluar.
Niveli i lumit të Vjosës ka arritur në 8 metra, duke çarë edhe digën në Urën e Mifolit.