• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ilir Daja tregon mungesat para derbit: Presioni njësoj për dy ekipet, gabimet individuale na kanë kushtuar 5-6 pikë

18:28 : 12/12/2021
në SPORT

Partizani pret nesër në 19:45 skuadrën e Dinamos në “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit vlen për javën e 13-të të Superligës, teksa në konferencë për mediet ka dalë Ilir Daja. Trajneri i Demave ka qartësuar çështjen Hoxha dhe mungesat, duke vënë theksin te gabimet individuale në këto ndeshje.

“Kemi bërë një pjesë të parë jo të mirë me Vllazninë. Ata krijuan më shumë raste, 2-3 për shënim. Pjesën e dytë u zhvendosëm në gjysmëfushën e tyre dhe patëm edhe ne raste për shënim. Ka edhe nervozizëm, normal. Kemi thënë që do bëjmë një analizë që të minimizojmë gabimet dhe të automatizojmë veprimet e mira.

Derbi? Derbi nuk ka lidhje me mënyrën se si vijnë skuadrat. Derbi është ndeshje e veçantë, që nuk shkon në sinkron në vazhdimësinë e ekipeve. Të dyja ekipet vijnë me humbje, por ne kemi tre fitore e dy barazime kohët e fundit. Mund të ishim më mirë me pikë, nëse do e kishim nisur mirë kampionatin. Mund të kishim 5-6 pikë më shumë pa gabimet individuale. Në Shkodër kundër Vllaznisë priten tre rezultatet. Rikuperimi i pikëve u ndal në Shkodër. Derbi nuk luhet për spektakël, por për të fituar. Do bëjmë maksimumin t’ia dalim.

Dinamo ka pësuar shumë, por ne nuk kemi shënuar shumë. Duhet të jemi efikasë në shfrytëzimin e rasteve. Do ketë shumë dyluftime dhe rastet nuk do të jenë të shumta. Duhet të jemi cinikë, që të paktën ne të përmirësojmë shënjestrën para portës.

Nuk është ndjerë ndonjë efekt i madh negativ prej humbjes me Vllazninë. Kemi bërë stërvitje ndryshe prej reshjeve, në lojëra me qëllim ekipi ka ritëm dhe entuziazëm tjetër. Kemi analizuar ndeshjen me Vllazninë dhe kemi vënë re gjëra të mira. Psikologjikisht nuk ka pasur ndikim negativ.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Kur ekipi që ka një lojtarë më pak në fushë dhe është në avantazh, ata e kanë favorin sepse do punojnë vetëm në fazën mbrojtëse. Ata ngushtojnë të gjitha zonat. Është ndryshe kur janë në disavantazh. Më ka ndodhur për ironi të fatit, që kemi qenë me dy më pak dhe ndeshja ka qenë në barazim. Kështu lë boshllëqe mbrapa, ndryshe mbyllen hapësirat dhe është e vështirë të përmbysësh rezultatin.

Janë dy ekipe të një qyteti dhe sigurisht që “Air Albania” ofron kushte më të mira. Gjej rastin t’i ftoj tifozët për të në mbështetur, edhe pse ndeshjen e fundit nuk i kemi kënaqur me rezultatin. Ata e ngrohin shumë atmosferën me praninë e tyre.

Damcevksi mungon që nga ndeshje me Egnatian dhe ka një frakturë në dy brinjët. Pardje është operuar në mushkëri, operacioni ka dalë me sukses. Uroj të afrohet me grupin sa më shpejt. Gligorov ka tërheqje muskulore, pjesa tjetër janë gati. Portieri Hoxha dje për herë të parë është futur në stërvitje. Ka pasur një frakturë në gisht dhe loja kryesore është me duar.

Në këto momente kemi presion ne e Dinamo, prej pozicionit në tabelë. Vendi i parë është shkëputur, kurse i treti pesë pikë larg. Ndeshja do jetë e luftuar, dy ekipet futen në fushë për të fituar. Ndoshta jemi më të favorizuar për të shkuar drejt fitores, prej ecurisë më të mirë në javët e fundit.

Çdo ndeshje është e rëndësishme, vlen tre pikë. Kjo me Dinamon është më e rëndësishme, për të parë dy ndeshjet e mbetura këtë vit. Shpresojmë që në këto ndeshje të marrim maksimumin e mundshëm. Do fokusohemi te ndeshja e nesërme, është e treta brenda një javë. Për Kukësin kemi kohë dhe të gjithë potencialin duhet ta përdorim te ndeshja e nesërme, për të shkuar te fitorja”, tha Daja.

Etiketa: ilir dajaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para

Berisha: Basha u mor peng nga Edi Rama, u asistua edhe nga Yuri Kim

TË GJITHA

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

13:37 : 05/11/2025

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

13:00 : 05/11/2025

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com