Prishja e 7-katëshit tek ‘Zogu i Parë’/ Manjani: Edhe sa dëm publik duhet t’i bëjë Veliaj këtij vendi?

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mjaft ashpër pas vendimit të fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon veliaj, për të prishur godinën 7 katëshe me fasadë xhami në bulevardin Zogu i parë, e cila ëhstë ligjërisht ‘Monument Kulture’.

Në reagimin e tij Manjani kërkon që të paktët për barazi para ligjit, Erjo Veliaj, sot minimalisht duhet të ishte i proceduar penalisht.

Postimi i Manjanit:

Të paktën për barazi para ligjit, për të “qetësuar” disi të gjithë të arrestuarit, gjykuarit e të dënuarit për ndërtime private pa leje, a mund të proçedohet penalisht kryetari i Bashkisë Tiranë?!

Si ka mundësi që ky urdhëron në mënyrë të përsëritur shëmbjen godinave publike, të mbrojtura me ligj si monumente kulture, pa asnjë shkak apo procedure?!

Edhe sa dëm publik duhet të sjellë ky zyrtar që të bëhet i dënueshëm?!!

Pse dreqin nuk veproka ligji mbi këtë abuzues kronik me ligjin, pasurinë e financat publike?! Të paktën i njëjti ligj që dënoi muratorin, familja e të cilit u shua aksidentalisht tek shkonin për ta parë në burg!!!!!!!!!

Kujt t’ja kërkojmë barazinë para ligjit zonjës Kim, apo zotni Escobarit?!

Kjo sjellje nuk është më turp, por krim!

Është krim që ja bën shqiptari Shqipërisë e shqiptarëve…☹️

Trishtim i madh të shohësh shëmbje abuzive të godinave që simbolizojnë projekte avangardë të kohës që u ndërtuan.

Maks Velon e varrosën për së dyti, sot që po i shembin godinën që projektoi e për të cilën u denua si borgjez në atë kohë…☹️☹️

****

Për sqarim:

Në mënyrë tinzare, pa asnjë spjegim, në mungesë totale transparence bashkia Tiranë po shëmb godinën 7 katëshe me fasadë xhami në bulevardin Zogu i parë. Godina përballë ish Zërit të Popullit… Ajo godinë është ligjërisht monument kulture!!!!

 

LEXO EDHE  Vazhdon skema e tenderave të oksigjenit spitalor/ Rrotacion mes GTS dhe Messer-it, si po avullojnë paratë publike!