• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Tentuan të vrisnin një person në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim

10:18 : 08/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në një aksion të policisë së Lezhës mbrëmjen e djeshme, që njofton se ka parandaluar një vrasje.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar mina me telekomandë, arsenal armësh e municionesh, drogë dhe një shumë e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Mark Lamja, Nikoll Marku dhe Marie Marku janë arrestuar, bëri me dije policia, ndërsa dy personat që planifikonin vrasjen – Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, nuk janë arrestuar dhe ndodhen në kërkim policor.

Edmir Vlashi dhe Mark Lamja janë dhëndurët e Nikoll  dhe Marie Markut.

Arrestimet

Lexo edhe:

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

Skandal! Zhaneta Beqiri nuk regjistron fëmijën me nevoja të veçanta në kopësht në Tiranë

Policia njoftoi se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër personit e pronës, mbajtjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit apo lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Mark Lamja, 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
  • Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë.
  • Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Edmir Vlashi, 31 vjeç dhe Hektor Ndoka, 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Hetimet

Sipas bluve: nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku (ky i fundit është vjehrri i Edmir Vlashit).

Ndërsa Mark Lamja, dhëndri tjetër i Nikoll Markut, është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato operacionale të DVP Lezhë, ushtruan kontrolle të menjëhershme në ambiente, mjete dhe banesa te dyshuara.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë; 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

“Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, mbyllet njoftimi i bluve.

LEXO EDHE:

DETAJE/ Kush ishte shënjestra e atentatit të dështuar në Tiranë

Etiketa: Tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Skandal! Zhaneta Beqiri nuk regjistron fëmijën me nevoja të veçanta në kopësht në Tiranë

19:41 : 08/09/2025
AKTUALITET

Transferohen drejt Tiranës 30 nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Elbasan

18:03 : 08/09/2025
AKTUALITET

E kapi duke vjedhur, pronari dhun*n hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

17:11 : 08/09/2025
AKTUALITET

Kantierët që nuk mbarojnë/ Mijëra fëmijë në Kombinat e Astir, “eksod” për t’u shkolluar

16:13 : 08/09/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Do shiste një armë zjarri automatike, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

13:55 : 08/09/2025
Para

Bayern-Barcelona, ja formacionet e mundshme/ Mungesat te dy ekipet

TË GJITHA

GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjes, ish-deputeti i PS do të qëndrojë në burg

14:55 : 10/09/2025

SPAK i caktoi “arrest në shtëpi”, avokati Logu: Nuk jam i përfshirë në asnjë episod korrupsioni

14:54 : 10/09/2025

Fyerjet e Vuçiç ngrenë në këmbë BE-në: Ka ardhur koha për të paguar çmimin

14:40 : 10/09/2025

Drejtoria e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës, arsyeja

14:37 : 10/09/2025

NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

14:33 : 10/09/2025

LVV i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

14:18 : 10/09/2025

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com