Testi i drogës, 15 efektivë në Vlorë dhe 3 në Sarandë, rezultojnë pozitivë

Policia e Shtetit ka marrë përsipër të kryej testin e drogës për të gjithë efektivët. Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, edhe në Vlorë kanë rezultuar pozitiv disa punonjës policie. Mësohet se 15 efektiv të komisaritit të policisë Vlorë kanë rezultuar me përmbajtje të lëndës narkotike nga analizat që janë kryer.

LEXO EDHE  Banorët e Laprakës në protestë: Nesër jemi tek “5 maji”, nuk do të lejojmë të na shembin banesat

Një pjesë e efektivëve e kanë kundërshtuatr vendimin dhe kanë thënë se do të ndjekin rrugën ligjore. Ata kanë pretenduar se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe si pasojë e përdorimit të mjekimeve për tensionin. Ndërkohë 3 punonjës të tjerë kanë dalë pozitiv në komisariatin e Sarandës.