Foltorja e Nju Xhersit/ Këlliçi: Do të sjellim të rinjtë në Shqipëri, do ta ndërtojmë Amerikën këtu

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, në fjalën e tij online në Foltoren e Amerikës, deklaroi se ëndrra e tij është që të rinjtë që kanë ikur në Amerikë apo vende të tjera të botës, një ditë të kthehen në Shqipëri.

Këlliçi theksoi se Rama largoi shqiptarët, duke shtuar se ëndërron që një ditë të gjithë të ikurit të kthehen dhe të ndërtohet Amerika në Shqipëri.

“Foltorja e organizuar nga Berisha na ka bërë krenarë për PD-në dhe trashëgiminë e Partisë Demokratike. Jam krenar që Bekim Bruka, Ina Haxhia, Enea Dradha, Klajdi Roshi, Genti Minarolli, pashë drejtues të forumit rinor ndër vite që ndjekin ëndrrën e tyre në Amerikë. Tre prej tyre, Zekri, Ina dhe Enea sot janë bërë prindër.

LEXO EDHE  Aksidentoi për vdekje 68-vjeçarin, në pranga shoferi

Kur ishin në Shqipëri gjatë këtyre tetë viteve, ëndërronin të zhvillonin jetën në Shqipëri, por keqqeverija e Ramës i largoi nga Shqipëria. Ata sot zhvillojnë jetën në SHBA. Unë do doja që të rinjtë shqiptarë që kanë ikur në Amerikë, të vijnë këtu e të bëjnë Amerikë Shqipërinë. Nuk ka ndjenjë më të bukur se të jesh pjesë e PD, që ka bërë pjesën më të bukur politike të Shqipërisë post-komuniste”, deklaroi Këlliçi.