• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U denoncua nga Boldnews.al/ Gledis Nano anulon tenderin 2.5 mln USD për blerje pistoletash

16:22 : 04/12/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në datën 9 gusht 2021, Boldnews.al publikoi një investigim për procedurat e dyshimta të Policisë së Shtetit për blerjen e pistoletave.

Një tender prej 2.5 mln USD, për të cilin redaksia jonë paralajmëroi se fituesi ishte i paracaktuar. Caktimi i specifikimeve për llojin e pistoletës, apo edhe të peshës së armës, hodhën hije të forta dyshimi se fituesi dihej pa u bërë garë.

Faksimile: Investigimi i Boldnews.al në datën 9 gusht, që lajmëronte se tenderi ishte i paracaktuar

Dhe, ashtu siç paralajmëruam, me ndryshimin e kupolës së Policisë së Shtetit, ku vendin e Ardi Veliut e zuri Gledis Nano, tenderi u anulua. Arsyeja zyrtare? Ishte i paracaktuar! Gledis Nano ka firmosur anulimin, duke u bazuar në dokumentet e Veliut. Specifikimet ishin bërë në mënyrë të tillë që fitues të dilte kompania e preferuar apo ajo që kishte lobuar më fortë në qeveri për këtë procedurë.

Faksimile: Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin për anulimin e tenderit për blerje pistoletash

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Policia e Shtetit ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për anulimin e kësaj procedure. Procedura e tenderit ka qenë e kufizuar, në fushën e sigurisë, ndërsa është shpallur në datën 29 korrik 2021.

Lexo edhe:

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

Objekti i kontratës ishte “blerje pistoleta 9×19 mm” me një fond limit: 230,657,900 lekë ose 2.5 mln USD me TVSH. “Arsyet e anulimit është bazuar në ligjin ‘për prokurimët në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’.

Specifikimet teknike per llojin e pistoletave

Kur komisioni i prokurimit publik vendos anulimin, sipas parashikimit të shkronjës “ç”, të pikës 3, të nenit 55, të këtij ligji” thuhet në këtë njoftim.

Ja çfarë thuhet në këtë nen: Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë: ç) tё urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese. Pra, procedura ka qenë tejet e finalizuar dhe gati në lidhjen e kontratës.

Faksimile: Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur që tenderi ka qenë i paracaktuar

Në fund të njoftimit të beftë të Policisë së Shtetit, thuhet se vendimi i anulimit ka ardhur në zbatim të vendimit Nr. 866/2021, datë 09 nëntor 2021 të KPP-së. Por, çfarë ka argumentuar KPP? Boldnews.al shfletoi vendimin, ku ankues ka qenë një kompani shqiptare që donte të merrtë pjesë në këtë procedurë.
“Nga shqyrtimi në tërësi i specifikimeve teknike të përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e procedurës së prokurimit objekt ankimi, Komisioni konstaton se, ky i fundit ka përcaktuar elementë të tillë si përmasa, pesha dhe specifikime të tjera fikse për produktin objekt prokurimi. Këto elementë të përcatuar në mënyrë fikse edhe pse mund të lidhen me funksionalitetin e produktit, përbëjnë shkak për kufizim të të drejtpërdrejtë të konkurrencës”, thuhet në vendimin e KPP.

Më tej thuhet se “K.P.P. gjykon se autoriteti kontraktor nuk ka zbatuar drejt parashikimet ligjore të nenit 18 të LPFMS, pasi specifikimet teknike të përcaktuara për produktet e mësipërme, orientojnë drejt një prodhuesi të vetëm duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e gjerë”. Pra, fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar, ashtu siç edhe e paralajmëroi Boldnews.al.

Tenderi i radhës për Policinë e Shtetit: A është e paracaktuar procedura 2.5 milionë USD për të blerë pistoleta 9×19?

Etiketa: gledis nanopistoletatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
Para

Ja pse Omicron është më ngjitës se variantet e tjerë

TË GJITHA

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

08:34 : 07/08/2025

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

08:15 : 07/08/2025

Temperaturat deri ne 36 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:08 : 07/08/2025

Këmbimi valutor 7 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 07/08/2025

Horoskopi, e enjte, 7 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/08/2025

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

22:55 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com