• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhvillimet në PD, edhe Kreu i degës së Lushnjes drejt dorëheqjes. Ja kush pritet ta zëvendësojë

16:10 : 03/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Deputeti Saimir Korreshi pritet të dorëhiqet nga funksioni i Kryetarit të PD-së. Sipas burimeve, pritet që Korreshi të argumentojë dorëheqjen me faktin se nuk lejohet që Kryetari i PD të jetë edhe deputet, çka një ditë më parë u përdor si argument edhe nga Ferdinand Xhaferri, që u dorëhoq nga dega e PD në Durrës.

Dorëheqjet e disa prej drejtuesve të degëve të PD po ndodhin në një kohë kur kjo parti është përfshirë nga debatet dhe përplasjet, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha po drejton atë që e ka konsideruar si rithemelimin e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në shtëpinë e lirisë. Korreshi u zgjodh si kryetar i degës së PD nga anëtarësia dy vjet më parë. Në 2021 ai mori mandatin e deputetit, ndërsa fjalimet e tij në Kuvend, të mbushura me batuta, në jo pak raste kanë shkaktuar të qeshura në sallë. Në një prej tyre, edhe kreu demokrat Basha nuk ka mundur dot të mbajë të qeshurat, bashkë me deputetë socialistë, ndërsa Korreshi fliste për minjtë që kishin pushtuar spitalin e Lushnjes.

Po kush pritet të komandohet në vend të deputetit Korreshi?

Nga burimet mësohet se drejtimin e degës pritet ta marrë Elvis Pisku, i cili është Sekretari i degës së Lushnjes, dhe ka mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Pisku është me profesionin inxhinier, ka qenë ndër emrat e propozuar për kandidat për deputet, si pjesë e listës shumëemërore të Qarkut të Fierit.
Gjithashtu Pisku ka qenë një nga inxhinierët e angazhuar në procesin e rindërtimit në disa prej projekteve që iu besuan Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kryesisht në zonën e Kavajës.

Berisha dhe mbështetës të tij kanë depozituar firmat e 4200 delegatëve në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar të PD, përmes të cilave zyrtarizohet thirrja e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie në datën 11 dhjetor.
Në anën tjetër, Kryesia e PD-së, nën drejtimin dhe kërkesën e Lulzim Bashës, ka caktuar si datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, 18 dhjetorin.

Lexo edhe:

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet

I gjithë ky proces brenda rradhëve të demokratëve po shoqërohet me akuza dhe kundërakuza, ndërsa Basha ka çelur garën në dy prej forumeve kryesore, partnere të PD-së, Lidhjen Demokratike të Gruas, që drejtohet nga Albana Vokshi, dhe FRPD që drejtohet nga Belind Këlliçi.

Si Vokshi ashtu edhe Këlliçi kanë mbështetur Foltoren e ish-Kryeministrit, ndaj dhe vendimi i Bashës për të çelur garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, është interpretuar si një hakmarrje e tij ndaj drejtuesve aktualë të LDG dhe FRPD.

Paralelisht me këtë, Basha largoi nga dega e Fierit, kryetarin e zgjedhur, Luan Baçi, vendim që u pasua sërisht me debate, për faktin se ky i fundit ishte një nga mbështetësit e Foltores. Në një tjetër vendim, Basha largoi Flamur Nokën nga Kryesia e Grupit Parlamentar, funksion që e kishte si nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë.
Zyrtarë të Partisë Demokratike në akuzat e tyre publike ndaj Foltores kanë akuzuar se në të janë angazhuar ish-drejtorët, që janë etiketuar si llum, deklarata që kanë sjellë një seri reagimesh nga baza e demokratëve. Në fakt edhe zyrtarët aktualë të PD në proceset që po ndodhin nuk është se po emërojnë emra të rinj, as figura të reja, thjesht po riciklojnë ata që kanë mbajtur funksione dhe në jo pak raste edhe ish-drejtorë, që për një arsye ose tjetër mund të mos jenë shfaqur në Foltoren e Berishës, dhe që sot presin riciklimin nga drejtuesit aktualë të PD.

Gjithsesi në rastin e Piskut, ai vlerësohet nga PD zyrtare, si kandidati kryesor për zgjedhjet e Bashkisë së Lushnjes, ku pas arrestimit të kryebashkiakut aktual, pritet një proces i parakohshëm zgjedhor, bashkë me 6 njësi të tjera të qeverisjes vendore, ku kryetarët janë të emëruar.

Etiketa: dega e lushnjesdoreheqjekorreshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

12:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet

18:56 : 23/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

13:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

11:31 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025
Para

Kryente marrëdhënie me mbesën e tij, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 50-vjeçarin

TË GJITHA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025

Dënohet ish-portieri i Dortmundit, 107 raste mashtrimi e çojnë në burg

08:40 : 09/08/2025

Këmbimi valutor 9 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 09/08/2025

Temperaturat deri në 40 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:26 : 09/08/2025

U aktivizua nga stoli, Arbër Hoxha protagonist në javën e dytë të kampionatit kroat

08:21 : 09/08/2025

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

08:16 : 09/08/2025

Trump njofton se do të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska

08:12 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com