Bora nuk pranoi të futej në shtëpi, ja si reagoi Donaldi

Donaldi ka mësuar se Bora po e priste jashtë dhe ka pranuar se ndihet tepër në faj. Ai ka parë pamjet kur Bora ka mbajtur varësen e tij dhe ka deklaruar se po pret dikë dhe është shfaqur i prekur.

Megjithatë ai pranoi më herët se e pëlqen Beatrixën, por tha hapur se e kupton se nuk po e respekton atë.

Ndërkohë opinionistët janë treguar të ashpër me të dhe i kanë dhënë të drejtë Borës. Më tej Arbana ka kërkuar që Bora nuk ka pranuar të shkojë sonte në shtëpi dhe ka kërkuar që ajo të lihet në qetësinë e saj.

“Donaldi ka humbur gjithë pikët te unë. Të gjitha këto ngjarje janë zhvilluar për 30 ditë. Mendoj se një vajzë që vjen dhe të puth në sy të gjithë Shqipërisë dhe vendos ti çosh një varse, nëse e dashuron këtë vajzën, pavarësisht problemeve që ke vendos ti diskutosh jashtë… Shikojmë që mënyrën si zgjodhe të bësh gjërat është e gabuar, minimumi që mund të bëje është ti veje kapakun me gjërat që kishe me vajzën jashtë”, tha Arbri.

“Ti dërgove varse dhe i ke dhënë shpresë. Kur kuptove që pëlqen një vajzë tjetër pse nuk i shkruajte një letër, ndërkohë që erdhi dhe të puthi para gjithë shqiptarëve. Mund të kishe gjet një mënyrë dhe i dërgoje një letër, që të shpjegoje pse s’doje të vazhdoje me vajzën”, shtoi ai më tej, duke vënë në dukje se Donaldi ka treguar mungesë respekti,- është shprehur ai.

LEXO EDHE  Opinionisti i "Big Brother" ia thotë troç Beatrix: Shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur