• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ashpërsohen rregullat për udhëtim drejt SHBA-ve

10:43 : 03/12/2021
në BOTA

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dhjetori, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet amerikane do të kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, që arrijnë në SHBA me aeroplanë, të kenë test negativ në koronavirus, të vlefshëm vetëm brenda një dite.

Këto rregulla janë pjesë e fushatës së re kundër COVID-19, të cilat janë prezantuar më 2 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden, teksa varianti Omicron kërcënon ringjalljen e pandemisë.

Biden ka thënë se në planin e tij nuk përfshihen izolimet dhe mbylljet.

Vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në aeroplanë, trena dhe autobusë, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

Rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit janë regjistruar në Kaliforni, Kolorado, Minesota, Nju Jork dhe Havai.

Autoritetet shtetërore kanë thënë se personat e infektuar kanë raportuar vetëm simptoma të lehta.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), kanë thënë se duhet të merren masa të shënjestruara për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron në Shtetet e Bashkuara.

Sipas masave aktuale, udhëtarët ndërkombëtarë që janë të vaksinuar plotësisht, kanë mundur të tregojnë testin negativ për koronavirus, të vlefshëm për tri ditë.

Për personat e pavaksinuar, testi negativ ka qenë i detyrueshëm dhe ka vlejtur vetëm një ditë.

Mirëpo nga 6 dhjetori, CDC ka thënë se “të gjithë udhëtarët, pavarësisht shtetësisë apo statusit të vaksinimit, do të duhet të kenë test negativ për koronavirus, i cili do të jetë i vlefshëm vetëm një ditë”.

Ky vendim që do të vlejë për të gjithë udhëtarët, amerikanë dhe të huaj, “ofron një shkallë shtesë të mbrojtjes ndërkohë që shkencëtarët vazhdojnë të analizojnë variantin Omicron”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim nuk vlen për udhëtarët që hyjnë në SHBA përmes rrugëve tokësore nga Kanadaja dhe Meksika.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 29 nëntor se do të ndalojë hyrjen e të gjithë udhëtarëve nga shtetet e Afrikës, për shkak të shqetësimeve të lidhura me variantin Omicron.

Kjo masë nuk vlen për vendet tjera që po ashtu kanë raportuar raste me këtë variant.

Afrika e Jugut është duke u përballur me rritje të shkallës së riinfektimit te pacientët që kanë rënë në kontakt me variantin Omicron.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi, janë duke u infektuar sërish, mirëpo ata kanë vetëm simptoma të lehta.

Presidenti Biden ka thënë se mbi 40 milionë amerikanë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër këtij varianti, ndonëse gati 100 milionë amerikanë mund ta bëjnë këtë gjë.

Qindra qendra familjare të vaksinimit janë krijuar nëpër SHBA, në përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

/Rel/

Etiketa: SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

08:10 : 12/11/2025
BOTA

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
BOTA

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025
Para
Foto marrë nga "Instagrami"

Donaldi e 'tradhtoi' publikisht/ Bora Zemani merr vendimin e papritur, heq dorë nga prezantimi i Festivalit në RTSH

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com