• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Tragjedia e autobusit në Bullgari, del ekspertiza: ‘Bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve’

16:40 : 02/12/2021
në RAJONI

Bankinat në pushimoren e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e Besa Trans kanë qenë të vendosura gabimisht, thuhet në ekspertizën e re bullgare. Instituti për Siguri Rrugore ka autorizuar një auditor ndërkombëtar që të kryejë një ekspertizë të paanshme të gjendjes së rrugës ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah detaje të reja që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e rastit tragjik të autobusit në Bullgari.

“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit. Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Nga Prokuroria Publike në Shkup nuk tregojnë detaje nëse janë hetuar edhe tre autobusët e tjerë, të cilët ishin në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e kobshme. Ne pyetëm përse kanë nxituar tre autobusët e tjerë të lëshojnë sa më shpejtë Bullgarinë dhe se a janë marrë në pyetje udhëtarë e tjerë.

“Në procedurën për të cilën keni treguar interes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për vërtetimin e fakteve. Rasti është në fazën para hetimore, gjatë së cilës prokurorët publik nuk mund të ndajnë detaje për veprimet që janë duke u ndërmarrë momentalisht”, u shprehën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Përderisa hetimet vazhdojnë, nesër do të sillen edhe trupat e pa jetë në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se të premten në mëngjes, në aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore. Bullgaria ka siguruar dy aeroplan ushtarak për të transportuar 45 viktimat e tragjedisë, tha Ambasadori i Bullgarisë në vend Angel Angelov.

Lexo edhe:

No Content Available

“Po, nga ana bullgare janë siguruar dy aeroplan transportues ushtarak që do të fluturojnë nesër nga Sofja drejt Shkupit për të sjell trupat e tragjedisë”, ka thënë Angel Angelov, Ambasadori i Bullgarisë ë Shkup.

Etiketa: bullgari aksident boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Xhaferraj dorëhiqet si Kryetar i PD së Durrësit, ja kush komandohet nga Basha

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com