Topalli: Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Ish Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar ashpër në drejtim të Lulzim Bashës, duke theksuar se ai ka një proc të hapur për lobimet në SHBA.

E ftuar në emisionin ‘Now’, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Sipas Topallit, për dy muaj që Berisha po mban ‘Foltoret’, ‘de facto’ ia ka marrë partinë Bashës.

Topalli: Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

LEXO EDHE  I dënuar për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Emri

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë.