• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rezerva valutore arrin vlerën më të lartë historike

23:35 : 30/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI
FILED - Euro banknotes lay on a desk. Photo: Patrick Pleul/dpa-Zentralbild/dpa

FILED - Euro banknotes lay on a desk. Photo: Patrick Pleul/dpa-Zentralbild/dpa

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi nivelin më të lartë historik në muajin tetor.

Sipas statistikave, ajo kishte vlerën e 4.2 miliardë eurove, në rritje me afërsisht 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse ka shënuar nivelin të lartë të arritur ndonjëherë, rezerva valutore e vendit pritet të rritet ndjeshëm pas tërheqjes së fondeve nga Eurobondi i emetuar në mesin e muajit nëntor. Shqipëria arriti të shiste Eurobondin e parë me maturim 10 vjeçar në Bursën e Londrës, për një shumë totale prej afërsisht 650 milionë Eurosh. Këto fonde mbahen në llogaritë e Bankës së Shqipërisë dhe regjistrohen si pjesë e rezervës valutore të vendit. Qeveria ka bërë të ditur se fondet do të përdoren për mbulimin e deficitit buxhetor që do të krijohet gjatë vitit. Megjithatë, sipas një informacioni më të detajuar të Bankës së Shqipërisë, pjesa dërrmuese e fondeve do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të borxhit të jashtëm të maturuar.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj. Por, ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar. Madhësia e rezervës valutore vlerësohet është e kënaqshme në raport me objektivat kryesorë të saj, një nga të cilët është mbulimi i katër muajve importe. Për 10-mujorin e parë të këtij viti, vlera mesatare mujore e importeve ishte rreth 520 milionë euro. Vlera e rezervës valutore në fund të muajit tetor do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar rreth tetë muaj importe apo dy herë më shumë se objektivi bazë. Rëndësia e rezervës valutore bëhet më e prekshme në kushtet e presioneve të rritur inflacioniste, që kanë gjasë të ushtrojnë trysni në drejtim të zgjerimit të deficitit tregtar dhe të nënçmimit të kursit të këmbimit të monedhës.

Zmadhimi i rezervës valutore bëhet kryesisht nëpërmjet ankandeve të blerjes së valutës në tregun vendas. Mbështetur në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, gjatë këtij viti parashikohen blerje në tregun valutor të një shume mes 60 dhe 120 milionë eurove. Blerjet e deritanishme gjatë këtij viti kanë arritur pranë vlerës së 90 milionë eurove. Por, madhësia e rezervës valutore ndikohet edhe nga ecuria e vlerës së tregut të instrumenteve në të cilat është investuar pjesërisht rezerva valutore, si për shembull obligacionet apo metalet e çmuara (kryesisht ari).

Lexo edhe:

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka përfshirë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat e në të cilat mbahet rezerva valutore. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 Euro përbënte, 64.9% të rezervës valutore, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 19% dhe SDR me 5.8%. /Revista Monitor/

Burimi: Banka e Shqipërisë
Etiketa: bankarezervavaluta

Lajme të lidhura

BOTA

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025
AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Para

Ikja e të rinjve dhe familjeve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com